Opozita bojkoton Kuvendin: Standard i zi për të vërtetat

0

Opozita do të bojkotojë Kuvendin për shkak të vendimit të Parlamentit për të përjashtuar  Berishën për 10 ditë. Kreu i grupit parlamentar demokrat, Edi Paloka,  e cilësoi vendimin si përpjekje për të eleminuar opozitën.

Paloka tha se qeveritarët nuk i pranuan dot faktet për moralin e rrënuar të kryeministrit të tyre dhe dënuan atë që thotë të vërtetat.

“Të gjendur përballë fakteve dhe të vërtetave të dhimbshme për moralin e rrënuar të kryeministrit dhe servilëve të tij, Ilir Meta dhe Edi Rama këta furacakë të pashoq, vendosën sot një standard të zi në parlamentin shqiptar, duke dënuar atë që citon, atë që thotë të vërtetat, atë që prish rehatinë e haremit qeveritar,” tha ai për mediat.

Paloka tha se shqiptarët kanë kohë që janë të tronditur nga fjalori fyes i Edi Ramës, që ofendon zonjat e pranishme në tryezë dhe gjithë të tjerët që i binden atij. Sipas Palokës, Rama e ka bërë stil të vetin përdorimin e një fjalori turpërues.

/Romina Qama/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here