Prej disa kohësh Policia e Shtetit ka qenë duke hetuar për një grup të përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike. Falë bashkëpunimit me partnerë ndërkombëtarë dhe shkëmbimit të informacionit u bë e mundur identifikimi i pjesëtarëve të grupit. Burimet nga policia e shtetit shprehin se nga hetimet paraprake grupi kishte një aktivitet kriminal me shtrirje
Prej disa kohësh Policia e Shtetit ka qenë duke hetuar për një grup të përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike. Falë bashkëpunimit me partnerë ndërkombëtarë dhe shkëmbimit të informacionit u bë e mundur identifikimi i pjesëtarëve të grupit. Burimet nga policia e shtetit shprehin se nga hetimet paraprake grupi kishte një aktivitet kriminal me shtrirje ndërkombëtare të trafikut të lëndëve narkotike nga Amerika Latine në Ballkan dhe më pas me detinacion në Evropën Perëndimore.
Burime pranë organit të akuzës sqarojnë se dyshimi për këtë grup kriminelësh është shfaqur me kërkesën e autorieteve gjermanë të cilët I kërkuan Prokurorisë për Krime të Rënda të vëzhgojnë lëvizjet e një personi, konkretisht të arrestuarin, Ilir Skënder Hyseni,që kishte udhëtuar nga Gjermania për në Shqipëri dhe dyshohej për trafikim droge. Pas kësaj, me urdhër të Prokurorisë ai është vënë në përgjim për të identifikuar lidhjet e tij me pjesëtarët e tjerë të grupit me të cilët ai ka folur. Nga burimet mësohet se ndërhyrja për arrestimin e grupit është bërë në momentin që njeri nga të arrestuarit ka dalë nga laboratori me 19 kilogramë kokainë për në Tiranë.
Burime pranë Ekspertëve te hetimit të kësaj çështjeje pohojnë se linja që dyshohet se droga vinte në Shqipëri ishte Kube-Turqi-Shqiperi dhe Kubë -Greqi-Shqipëri. Të njëjtët burime gjithashtu mendojnë se lëndët narkotike të jenë futur në vend nga Maqedonia. Pasi droga përpunohej në ish-uzinën e Xibrakës në Elbasan, tregtohej drejt vendeve evropiane. Shqipëri-Itali-Austri-Gjermani mendohet se është linja përmes së cilës droga e përpunuar tregtohej jashtë vendit.
Sipas grupit të ekspertëve të hetimit, nga jashtë siguroheshin lëndë me përmbajtje të subastancave narkotike, dhe me qëllim të nxjerrjes së substancës së pastër të kokainës, I nënshtrohej një procesi përpunimi në laboratorin e Xibrakës. Për këtë detyrë ishin zgjedhur 2 mjeshtër kolumbian, Cezar Avila dhe Moren Juan Moreno, të dy të arrestuar në operacion. Pas përpunimit të lëndës kolumbianët përmes proceseve të tjera bënin të mundur nxjerrjen e lëndës bazë të kokainës. Përveç lëndës narkotike të sekuestruar në laborator janë gjetur edhe disa kuponë tatimorë dhe çeqe me vlera të ndryshme që hedhin dritë mbi aktivitetin kriminal të personave.
Gjithashtu strukturat e specializuara të hetimit në Departamentin për Krimin e Organizuar dhe Krimet e Rënda në Drejtorinë e Përgjithshme, kanë filluar menjëherë hetimin e pasurive dhe vendosur sekuestron për asetet kriminale të pjesëtarëve të kësaj organizate kriminale.
/Pelin Şişman/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *