Operacioni i Lazaratit, Qato: Nuk qëlluam për t’i vrarë, por që të tërhiqeshin

Altin Qato, nëndrejtori i Policisë së Shtetit ka dhënë detaje mbi operacionin e Lazaratit. Policia e shtetit e nisi këtë aksion mëngjesin e 16 qershorit. Një ndërhyrje kjo që bëri bujë jo vetëm në mediat shqiptare por edhe në ato ndërkombëtare. Qato tregon për herë të parë planin se si policia ka mundur që të

Altin Qato, nëndrejtori i Policisë së Shtetit ka dhënë detaje mbi operacionin e Lazaratit. Policia e shtetit e nisi këtë aksion mëngjesin e 16 qershorit. Një ndërhyrje kjo që bëri bujë jo vetëm në mediat shqiptare por edhe në ato ndërkombëtare.

Qato tregon për herë të parë planin se si policia ka mundur që të futet në fshatin e shumëpërfolur, sulmin që u është bërë nga grupi rebel, orët e vështira të operacionit, deri në momentin që policia ka mundur të futet në qendër të fshatit. Sipas Qato-s droga e sekuestruar, bashkë me bimet e shkatërruar arrijnë vlerën e 1 miliard e gjysëm euro, llogaritur kjo në bazë të tregut evropian.

Sipas z. Qato kjo ndërhyrje ishte e parashikuar dhe shteti ishte i vendosur për ndërhyrjen në Lazarat dhe në çdo vend tjetër ku kultivohej drogë.

Qato gjithashtu thekson se ne nuk gjuajtëm për t’i vrarë por që ata të tërhiqenin. Policia e shtetit kishte për qëllim hyrjen në Lazarat pa shkaktuar asnjë viktimë, pavarësisht vështirësive që u hasën me rezistencën e një grupi të armatosur.

/ Ejup Lila /

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar