Operacion antidrogë i antimafias italiane, 71 persona në pranga

Një operacion  i  karabinierëve në Itali ka  vënë në pranga 71 persona, për  të cilët Prokuroria e Antimafies në Aquila, ka lëshuar urdhër-arrestet. Operacioni është zhvilluar njëkohësisht në Itali, Shqipëri, Kosovë, Bonje-Hercegovinë. Të arrestuarit akuzohen për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.Gjatë këtij aksioni, janë sekuestruar 2 kuintal heroinë afgane dhe 5 kuintal marijuanë, që vinte nga Ballkani. Operacioni i  koduar me emrin “Ellenika” dhe është kryer në Itali, Shqipëri, Kosovë dhe Bosnje. Në qendër të këtij operacioni nga policia italiane, ka qenë një organizatë kriminale rajonale, me degë në disa vende, anëtarët e së cilës janë përgjegjës për trafik të qindra kilogramëve heroinë dhe marjuanë. Sipas hetuesve, hetimet janë zhvilluar në kuadër të një projekti europian, të kriminalitetit ballkanik, me mbështetje të Europol dhe Dcsa, në bashkëpunim të ngushtë me policinë shqiptare, kosovare, boshnjake, sllovene dhe kroate. /Elta Liksenaj/        ]]>

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar