“Open Balkan”, Rama pret Vuçiç dhe Zaev në Tiranë

0

Takimi zyrtar i “Ballkanit të Hapur” mbahet sot në Tiranë. Kryeministri Edi Rama priti presidentin serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrin maqedonas Zoran Zaev në Pallatin e Brigadave. Takimit do t’i bashkohet online edhe komisioneri për zgjerimin, Oliver Varhelyi.

Tre liderët e rajonit do të zhvillojnë një takim të shkurtër pa praninë e delegacioneve të tyre. Më pas do të zhvillohet seanca plenare ku do të ketë diskutime për të ardhmen e axhendës së “Ballkanit të Hapur”.

Rreth orës 11:30 është parashikuar të mbahet ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve dhe më pas forumi i Agrikulturës dhe Kooperimit Rajonal. Në orën 13:00 të tre liderët do të dalin në konferencë për mediat. Gjatë këtij takimi është parashikuar që të përmbyllen 5 marrëveshje.

Marrëveshja e parë është për kushtet për aksesin e lirë në tregun punës, ndërsa marrëveshjet e tjera kanë të bëjnë me skemat e përbashkëta për identifikimin elektronik të qytetarëve në pikat kufitare, për bashkëpunimin në fushën e sigurisë ushqimore dhe për njohjen e ndërsjelltë për operatorët ekonomikë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here