O’Nil Maqedonisë: Rezolutë në OKB, për cështjen e emrit!

O’Nil  Maqedonisë: Rezolutë në OKB, për cështjen e emrit!

Negociuesi në kontestin e Maqedonisë më Greqinë, Robin O Nil, ka deklaruar dje se pas 20 vitesh përpjekje ka ardhur koha për tejkalimin e kontestit me emrin dhe mbylljen e kësaj cështje. Në një intervistë për kanalin “ Tv Sonceveli”, ai është shprehur se konflikti për emrin ka penguar proceset integruese, pasi anëtarësimi I Maqedonisë

Negociuesi në kontestin e Maqedonisë më Greqinë, Robin O Nil, ka deklaruar dje se pas 20 vitesh përpjekje ka ardhur koha për tejkalimin e kontestit me emrin dhe mbylljen e kësaj cështje. Në një intervistë për kanalin “ Tv Sonceveli”, ai është shprehur se konflikti për emrin ka penguar proceset integruese, pasi anëtarësimi I Maqedonisë në organizatata të mëdha si: NATO dhe  BE, është me rëndësi ekonomike dhe politike.

“Sipas meje Maqedonia ka tre prioritete në politikën e jashtme – t’i kultivojë marrëdhëniet e mira fqinje, të marrë njohje të plotë ndërkombëtare për emrin sipas zgjedhjes personale dhe të bëhet anëtare e BE-së dhe NATO-s.” u shpreh Nil. Megjithatë sipas tij, ende mbetet  pengesë  refuzimi i Greqisë që të fillohen negociatat me Maqedoninë.

Nil, ka sugjeruar që të shkohet drejtpërdrejt deri në Asamblenë e Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për resolute, për miratimin e pranimit të emrit të Republikës së Maqedonisë nga ana e kësaj organizate.

Ai ka përkujtuar  se sipas Marrëveshjes kohore nga viti 1995, Greqia pati paralajmëruar  se nuk do të kundërshtojë që Maqedonia të aplikojë për anëtarësim në BE dhe NATO nëse këtë e bën nën emrin IRJM.

“Tani është e hapur rruga që Qeveria e Maqedonisë të shtrojë kërkesë zyrtare për anëtarësim në BE dhe NATO” ka thënë eksperti britanik.

 /Elta Liksenaj/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar