Qendra Jonathan hap dyert për të festuar 10-vjetorin e saj. Olsi Beçi si një bashkëpunëtor disavjeçar me këtë qendër, çel ekspozitën e tij të parë të fotografisë me fëmijët me sindromën Down. Në ekspozitë fotografi Olsi Beçi kishte përzgjedhur disa nga momentet dhe aktivitetet nga jeta e tyre. Ai tregon se si lindi ideja e
Qendra Jonathan hap dyert për të festuar 10-vjetorin e saj. Olsi Beçi si një bashkëpunëtor disavjeçar me këtë qendër, çel ekspozitën e tij të parë të fotografisë me fëmijët me sindromën Down.
Në ekspozitë fotografi Olsi Beçi kishte përzgjedhur disa nga momentet dhe aktivitetet nga jeta e tyre. Ai tregon se si lindi ideja e tij për të fotografuar këta fëmijë. “Kur njoha këta fëmijë me aftësi të kufizuara dhe jetova momente bashkë me ta, e ndjeva si detyrim shpirtëror për t’i treguar të gjithëve që janë si ne”, shprehet ai.
Gjithashtu ai tregon që ndihet mjaft mirë me punën që ai bën dhe se nëse e dashuron profesionin nuk ëshë aspak e vështirë ta shpalosësh atë në fusha të ndryshme.
/D.Duraku/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *