Olldashi në Tropojë: Kjo është një garë vlerash

Olldashi në Tropojë: Kjo është një garë vlerash

Sokol Olldashi, kandidat për postin e Kryetarit të Partisë Demokratike të Shqipërisë nisi takimet intensive me bazën e demokratëve. Olldashi udhëtoi sot drejt veriut të vendit. Në një komunikim me strukturat e Partisë Demokratike në Tropojë , Sokol Olldashi deklaroi se gara në Partinë Demokratike është një garë vlerash dhe jo rivaliteti, duke sjellë në

Sokol Olldashi, kandidat për postin e Kryetarit të Partisë Demokratike të Shqipërisë nisi takimet intensive me bazën e demokratëve. Olldashi udhëtoi sot drejt veriut të vendit.

Në një komunikim me strukturat e Partisë Demokratike në Tropojë , Sokol Olldashi deklaroi se gara në Partinë Demokratike është një garë vlerash dhe jo rivaliteti, duke sjellë në vëmendje reputacionin e padiskutueshëm të liderit historik të demokratëve Sali Berisha.

”Vështirësia është dita pas garës, pasi duhet të zëvendësojmë një figurë historike që e themeloi këtë parti dhe e drejtoi për 23 vite. Çdo arritje e Shqipërisë në këto 23 vite është e lidhur me Partinë Demokratike që themeloi Sali Berisha”, tha Olldashi.

Olldashi me një apel të hapur kundrejt demokratëve, u kërkoi që të qëndrojnë të bashkuar për t’i dhënë vendit një opozitë të fortë dhe dinjitoze. Ai deklaroi se Partia Demokratike i ka të gjitha mundësitë dhe potencialet për të ndërtuar opozitën më të fortë që Shqipëria ka pasur ndonjëherë. Më tej, duke analizuar situatën post zgjedhjeve politike, ai tha se PD duhet të rindezë motorët partiakë, për të gjallëruar të gjithë trupën politike të saj.

/Sonila Duka/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar