Olldashi në Peshkopi: Koalicioni PS-LSI rikthim i Partisë së Punës

Olldashi në Peshkopi: Koalicioni PS-LSI rikthim i Partisë së Punës

Në vijim të turit të tij elektoral për marrjen e kreut të Partisë Demokratike, Ministri Sokol Olldashi udhëtoi drejt Dibrës për të prezantuar platformën e tij për drejtimin e Partisë Demokratike. Olldashi pati takime intensive me anëtarë dhe simpatizantë në Peshkopi, Maqellarë, Burrel, Bulqizë dhe në Klos. Ndërsa shpalosi platformën e tij si pretendet për

Në vijim të turit të tij elektoral për marrjen e kreut të Partisë Demokratike, Ministri Sokol Olldashi udhëtoi drejt Dibrës për të prezantuar platformën e tij për drejtimin e Partisë Demokratike. Olldashi pati takime intensive me anëtarë dhe simpatizantë në Peshkopi, Maqellarë, Burrel, Bulqizë dhe në Klos.

Ndërsa shpalosi platformën e tij si pretendet për të vijuar rrugën e ndërprerë të paraardhësit të tij Berisha, Olldashi nga Peshkopia, akuzoi Ramën për politikë destruktive që me konfigurimin e ri në Parlament, rrezikon ta kthejë këtë institucion në një qeli paraburgimi. Olldashi tha se në listën  e deputetëve të PS-së, janë 30 deputetë me precedente penale dhe se koalicioni “Rama-Meta” i 1 prillit, ktheu Partinë e Punës.

“Rikthimi në 1 Prill i Edi Ramës dhe Ilir Metës bashkë nuk është gjë tjetër veçse rikthimi i Partisë së vjetër. U rikthyen tek partia mëmë dhe ne kemi domosdoshmërisht nevojë që ti godasim, siç  kemi goditur Partinë mëmë në vitet 90. Edi Rama i 24 Qershorit është i njëjti i 22 Qershorit. Eshtë një prototip politik që kur ka qënë në pushtet ka prodhuar korrupsion, abuzivitet, klientelizëm. Është një prototip politik që në 8 vjet si lider i opozitës u pasqyrua të jetë vetëm një politikan destruktiv dhe së fundmi në listën e paraqitur për deputet ka bërë dicka të pa hasuar më parë jo vetëm në politikën shqiptare, po kudo : një keiminalizim i skajshëm i forcës politike që drejton. Janë 30 njerëz me precedent Brenda listave të Partisë Socialiste dhe jo më Brenda listave, por Brenda Parlamentit të Shqipërisë. Dhe Parlamenti i Shqipërisë nuk është qeli paraburgimi, nuk është vendi ku rrinë horrat dhe kriminelët” tha Olldashi.

Nga bisedimet me demokratët në Burrel dhe në Bulqizë, Olldashi foli për aksionin opozitar të përqëndruar në mbrojtjen e administratës dhe mbrojtjen e biznesit nga taksa progressive e Rames dhe “blloku i shënimeve të Metës”.

“Instanca më e rëndësishme në Partinë Demokratike , nëse ne duhet të rikthehemi shpejt në shumicë duhet të jetë anëtari i thjeshtë i Partisë, militanti, të cilit nuk i dimë emrin. Nëqoftëse, ne nuk institucionalizojmë anëtarin e Partisë si hallkën më të rëndësishme tonën, do të kemi problem serioze” tha ai.

Gara brenda Partisë Demokratike është një proces që duhet të fokusohet më shumë në ringritjen e Partisë Demokratike,  deklaroi Olldashi në bashkëbisedimet me strukturat e demokratëve në Qarkun Dibër. 

/Amela Shehi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar