Sokol Olldashi deklaroi zyrtarisht se do të kandidojë për kreun e PD-së. Ai theksoi se do të përfaqësojë denjësisht vlerat e demokratëve. Ndërkohë ky zhvillim vjen pak ditë pasi drejtuesi i demokratëve, Sali Berisha dha dorëheqjen nga kreu i kësaj partie. “Pas shumë e shumë takimesh me përfaqësues të strukturave bazike të Partisë Demokratike dhe
Sokol Olldashi deklaroi zyrtarisht se do të kandidojë për kreun e PD-së. Ai theksoi se do të përfaqësojë denjësisht vlerat e demokratëve.
Ndërkohë ky zhvillim vjen pak ditë pasi drejtuesi i demokratëve, Sali Berisha dha dorëheqjen nga kreu i kësaj partie.
“Pas shumë e shumë takimesh me përfaqësues të strukturave bazike të Partisë Demokratike dhe pas një takimi të zhvilluar dje me z.Berisha, i jam drejtuar sot Kryesisë së PD-së, me kërkesën për t’u regjistruar në garën për funksionin e kryetarit të forcës politike ku unë militoj prej 23 vjetësh”, tha ndër të tjera Olldashi.
Ai u shpreh se hyn në këtë garë me vendosmërinë për të fituar, përgjegjësinë e përfaqësimit të njëqind mijë anëtarëve të Partisë Demokratike dhe me synimin për të rindërtuar bashkë me ta themelet morale mbi të cilat do të ngrihet një opozitë të fortë sot për t’u rikthyer shumicë nesër. Besoj që proceset zgjedhore nuk janë pazare dhe se shumica e shqiptarëve besojnë tek morali dhe idetë për ta çuar vendin përpara”,deklaroi Olldashi.
/Erilda Sulika/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *