Olimpiada për Energjinë Botërore, Shqipëria medalje ari

Olimpiada për Energjinë Botërore, Shqipëria medalje ari

Shqipëria arrin të fitojë vendin e parë në Olimpiadën Ndërkombëtare të Projekteve Mjedisore për Energji Botërore të Qëndrueshme (I-SWEEP), e zhvilluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës midis 70 vendeve dhe 500 projekteve të ndryshme. Në këtë olimpiadë që u zhvillua nga data 8 deri në 13 maj të këtij viti, vendi ynë u përfaqësua

Shqipëria arrin të fitojë vendin e parë në Olimpiadën Ndërkombëtare të Projekteve Mjedisore për Energji Botërore të Qëndrueshme (I-SWEEP), e zhvilluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës midis 70 vendeve dhe 500 projekteve të ndryshme.

Në këtë olimpiadë që u zhvillua nga data 8 deri në 13 maj të këtij viti, vendi ynë u përfaqësua denjësisht nga Enes Hyka dhe Mehmet Akif Demircan, nxënës në Medresenë e Tiranës “H. Mahmud Dashi”.

Dy nxënësit, të ndihmuar dhe drejtuar nga mësuesi i fizikës Fatih Karaosmanoglu dhe të mbështetur nga shkolla, u paraqit me projektin “Reduktimi i radiacionit dhe forcimi i izolacionit termik dhe zanor duke përdorur bateritë e hedhura”. Ky projekt u nderua dhe u vlerësua nga juria me medalje ari.

/Osman Stafa/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar