Oleg Arapi nderohet me medaljen “Pushkin”

Oleg Arapi nderohet me medaljen “Pushkin”

Dirigjenti i njohur Oleg Arapi para disa ditësh është nderuar me çmimin “Pushkin” Ambasadori i Federatës Ruse në Tiranë Leonid Grigorevic Abramov. Emri i derigjentit të Orkestrës Simfonike të RTSH-së,  ka zënë një vend të rëndësishëm në jetën artistike kulturore jo vetëm shqiptare, por dhe më gjerë. Puna dhe talenti i tij e kanë bërë

Dirigjenti i njohur Oleg Arapi para disa ditësh është nderuar me çmimin “Pushkin” Ambasadori i Federatës Ruse në Tiranë Leonid Grigorevic Abramov.

Emri i derigjentit të Orkestrës Simfonike të RTSH-së,  ka zënë një vend të rëndësishëm në jetën artistike kulturore jo vetëm shqiptare, por dhe më gjerë.

Puna dhe talenti i tij e kanë bërë sot një prej derigjentëve më të më të mirënjohr që nuk mungon në koncerte apo evente të ndryshme në muzike.

Medalja shtetërore “Pushkin” iu dha dirigjentit shqiptar për realizimin e shumë koncerteve me muzikë të kompozitorëve rusë dhe shumë koncerte me pjesëmarrjen e dirigjentëve dhe solistëve të mirënjohur nga Rusia.

Oleg Arapi, është i pari artist që vlerësohet më një çmim kaq të rëndësishëm në jetën e artistëve.

Në fjalën e tij përshëndetëse Arapi u shpreh: . “Një vlerësim që më gëzoi shumë, por kjo nuk do të thotë se nuk kam të tjera projekte, pasi gjatë verës do të jetë një tjetër koncert”.

Kjo medalie vjen për artistin pas vlerësimit që mori në Akademinë Imperiale në Itali. Ku Komisioni Akademik e nderoi me çmimin ndërkombëtar “Ylli i Artë”.

/Sonila Qazimi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar