OKB, të mbyllet çështja e 21 janarit, fajtorët para drejtësisë

Raport OKB, shqetësim trafikimi i qënieve njerëzore dhe gjakmarrja Komiteti OKB për të drejtat e njeriut shprehu shqetësimin mbi hetimin e ngjarjes së 21 janarit dhe bën thirrje për vendosjen e fajtorëve para drejtësisë dhe kompesimin e 4 familjeve të viktimave. Në raportin e dytë të këtij komiteti për Shqipërinë shpreh shqetësimin edhe për fenomenin

Raport OKB, shqetësim trafikimi i qënieve njerëzore dhe gjakmarrja

Komiteti OKB për të drejtat e njeriut shprehu shqetësimin mbi hetimin e ngjarjes së 21 janarit dhe bën thirrje për vendosjen e fajtorëve para drejtësisë dhe kompesimin e 4 familjeve të viktimave.

Në raportin e dytë të këtij komiteti për Shqipërinë shpreh shqetësimin edhe për fenomenin e gjakmarrjes, nga ana tjetër vendi ynë është cilësuar vend origjine për trafikun e fëmijëve dhe grave, ndërsa apelon që të merren masa kundër trafikut të qënieve njerëzore.

“Komiteti shpreh shqetësim që Shqipëria mbetet vend origjine për trafikun e grave dhe fëmijëve dhe i bën thirrje shtetit të forcojë masat ekzistuese për të luftuar trafikun e qënieve njerëzore dhe të hetojë rastet e keqtrajtimit të fëmijëve në rajonet e policisë”, thuhet në raportin e OKB-së

Gjithashtu komiteti shpreh shqetësim për raportimet mbi sulmet kundër gazetarëve duke i bërë thirrje shtetit që të marrë masa për të garantuar lirinë e shprehjes në të gjitha format.

“Të hetohen rastet e dhunës apo sulmeve kundër gazetarëve dhe të parandalohen dhe frenohen paditë kundër medias” –thuhet tek konkluzionet e këtij komiteti.

/Rovena Dupi/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar