OKB-ja, 6.5 miliardë dollarë për shpëtimin e Sirisë

0

Kombet e Bashkuara kanë ofruar  shifrën rekord prej 6.5  miliardë dollarësh për nxjerrjen e Sirisë nga kriza. Akordimin e kësaj ndihme humanitare,  OKB-ja e  ka njoftuar të hënën,  shumë e cila që do të përdoret për furnizimin e civilëve sirianë brenda vendit dhe në kampet e refugjatëve në vendet fqinje.

Ndihma përfshin ushqime, mjekime dhe batanije për të përballuar dimrin. Sipas ekspertëve të OKB-së, më shumë se 17 milionë banorë (3/4 e popullit sirian) do të kenë nevojë për ndihmë humanitare gjatë 2014-s. Qeveria siriane ka rënë dakord që të lejojë ekipet e ndihmës nga OKB që të hyjnë edhe në zonat e bllokuara apo zotëruara nga rebelët për ndihmë humanitare.

/Elta Liksenaj/

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here