OJQ-të: Partitë luajnë me raportet ndëretnike

OJQ-të: Partitë  luajnë me raportet ndëretnike

Dallimet e mëdha  për çështjen e emrit  mes partive në Maqedoni mund të reflektohen negativisht në raportet ndëretnike në vend. Kështu vlerësojnë drejtuesit e organizatave joqeveritare duke komentuar qëndrimet e kundërta mes VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së lidhur me kontestin e emrit. “Ka shumë shembuj që dëshmojnë se tek ne nuk udhëhiqet politikë e sinqertë për uljen

Dallimet e mëdha  për çështjen e emrit  mes partive në Maqedoni mund të reflektohen negativisht në raportet ndëretnike në vend.

Kështu vlerësojnë drejtuesit e organizatave joqeveritare duke komentuar qëndrimet e kundërta mes VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së lidhur me kontestin e emrit.

“Ka shumë shembuj që dëshmojnë se tek ne nuk udhëhiqet politikë e sinqertë për uljen e dallimeve apo tensioneve mes bashkësive të ndryshme etnike, por në vazhdimësi kemi një garë mes partive për çështje shumë të ndjeshme. Një ndër to është edhe ajo që ka të bëjë me emrin, njëra palë akuzon tjetrën së nuk është e interesuar për ruajtjen e identitetit e kështu me radhë” thotë  Xhabir Deralla nga organizata joqeveritare “Civil“.

Sipas tij, vitet e fundit  VMRO-ja edhe BDI-ja, por edhe partitë tjera në vazhdimësi luajnë me marrëdhëniet ndëretnike dhe  atëherë ato gjejnë mënyra të ndryshme, ndër to edhe raportet ndëretnike për të tërhequr vëmendjen nga problemet reale.

Vllado Dimovski nga Qendra për Tolerancë Ndëretnike thotë se për momentin raportet ndëretnike janë stabile, por ato shumë lehtë mund të tensionohen nëse partitë vlerësojnë se kjo do të ishte në interesin e tyre.

“Gjithmonë kur në shtet nuk shkon diçka ashtu siç duhet, e që ka të bëjë me Bashkimin Evropian, NATO-n apo edhe çështjet ekonomike, atëherë partitë politike kthehen nga raportet ndëretnike. Kështu është situata edhe me çështjen e emrit ku dy partitë në pushtet udhëheqin politikë të jashtme të ndryshme nga njëra tjetra, dhe kjo gjithsesi në masë të madhe reflektohet në raportet ndëretnike“,është shprehur Dimovski.

Pjesa dërrmuese e shqiptarëve mbështesin ndërrimin e tyre për të arritur integrimin ndërsa të kundërtën vlerësojnë maqedonasit. Shumica e tyre do të hiqnin dorë nga integrimi nëse kjo kushtëzohet me ndërrimin e emrit.

Nga zgjidhja e cështjes së emrit varet  procesi eurointegrues i Maqedonisë.

 

/Elta Liksenaj/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar