Odeta Nishani: Familja ime nuk ka lidhje me atë truall

Odeta Nishani: Familja ime nuk ka lidhje me atë truall

Bashkëshortja e Presidentit  të Republikës, Odeta Nishani ka thënë  se familja e saj  nuk ka asnjë lidhje me pronësinë e selisë së Partisë Demokratike, duke i konsideruar të gjitha shpifje nga mazhoranca e re ndaj institucionit të Presidentit. Ajo shprehet: “Absolutisht jo. Familja ime as ka pasur, as nuk ka dhe as nuk do të

Bashkëshortja e Presidentit  të Republikës, Odeta Nishani ka thënë  se familja e saj  nuk ka asnjë lidhje me pronësinë e selisë së Partisë Demokratike, duke i konsideruar të gjitha shpifje nga mazhoranca e re ndaj institucionit të Presidentit.

Ajo shprehet: “Absolutisht jo. Familja ime as ka pasur, as nuk ka dhe as nuk do të ketë lidhje me atë truall. Nuk është pronësi e familjes sime dhe e kundërta është shpifje e ulët. Me përgjegjësi të plotë pohoj para opinionit publik që asnjë marrëdhënie pronësie e imja dhe familjes sime nuk ekziston me selinë e PD-së, gjithashtu pohoj se asnjë interes privat nuk e lidh familjen time me atë objekt dhe të ardhmen e tij”.

Zonja e Parë ka pohuar se vazhdon të punojë në Ministrinë e Turizmit, në Drejtorinë e Përgjithshme të Turizmit dhe Trashëgimisë, por nuk e fsheh frikën ndaj qeverisë së re teksa thotë se nga ata njerëz mund të presë gjithçka, madje edhe largimin nga puna.

/Ariana Saraçi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar