Odeta Nishani: Dhuna ndaj grave të etiketohet “Akt Kriminal”

Odeta Nishani: Dhuna ndaj grave të etiketohet “Akt Kriminal”

Zonja e Parë, Odeta Nishani ka shprehur shqetësimin lidhur me dhunën dhe krimin e ushtruar mbi gratë këto kohët e fundit. Nëpërmjet një mesazhi të publikuar në rrjetin social “Facebook”, Zonja Nishani thekson se jeta e shumë grave e vajzave që po këputet, në moshë shumë të re dhe se nuk është më një fenomen

Zonja e Parë, Odeta Nishani ka shprehur shqetësimin lidhur me dhunën dhe krimin e ushtruar mbi gratë këto kohët e fundit.

Nëpërmjet një mesazhi të publikuar në rrjetin social “Facebook”, Zonja Nishani thekson se jeta e shumë grave e vajzave që po këputet, në moshë shumë të re dhe se nuk është më një fenomen sporadik , por se ajo po trondit nga rrënjët familjet shqiptare.

“Por ky shqetësim nuk duhet të ndahet vetëm midis nesh, ky shqetësim duhet të përfshijë gjithë opinionin publik si dhe vetë dhunuesit. Ka ardhur koha që kjo dhunë të etiketohet me emrin e saj të vërtetë “akt kriminal”, të luftohet dhe ti jepet dënimi i merituar si një nga krimet më të shëmtuara të shoqërisë njerëzore”, deklaroi Odeta Nishani.

‘’Mesazhi im është i thjeshtë,- shprehet ajo,-këto gra dhe vajza që jetojnë në makthin e dhunës duhet ta ndjejnë që shoqëria është pranë tyre, ato nuk duhet të ndihen vetëm, ato duhet ti denoncojnë partnerët abuzues dhe shteti duhet të vërë dorë dhe ti ndëshkojë rëndë këta kriminelë.’’

Në përfundim, Zonja e Parë thekson se “gruaja është burimi i jetës, gruaja është ajo që zhvillon dhe çon përpara shoqërinë njerëzore, le të kujdesemi të gjithë së bashku për këto gra që gdhihen dhe ngrysen me frikën e dhunës dhe të vdekjes në shpirt”.

 

/Klajdi Lleshi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar