OBSH rekomandon anulimin e ngjarjeve festive për shkak të përhapjes së Omicron

0

Organizata Botërore e Shëndetësisë u ka bërë thirrje qytetarëve për të anuluar planet e fundvitit për të mbrojtur shëndetin publik, pasi varianti Omicron po përhapet me ritme të shpejta.

“Një ngjarje e anuluar është më e mirë se një jetë e humbur”, tha kreu i OBSH-së, Dr Tedros Adhanom Ghebreyesus, duke shtuar se do të duhet të merren edhe “vendime të vështira”.

Kjo thirrje erdhi si rezulatat i shtimit të rasteve në SHBA ku rastet me omicron janë rritur më tepër sesa ato me infeksione të tjera.

Mutacioni i COVID-19 ka bërë që disa vende të veprojnë në marrjen e masave, duke përfshirë edhe vendosjen e kufizimeve të udhëtimit.

Nga: Esmeralda Pashollari

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here