Obeziteti është një faktor për zhvllimim e disa llojeve të kancerit, sidomos tek femrat obeze edhe nëse ato janë në një moshë të re. Konfirimimi vjen nga një studim i ri i paraqitur në Kongresin e Shoqërisë Amerikane të Onnkologjisë Klinike. Ata thonë se obeziteti bëhet shkak edhe për krijimin e kancerit në gji. Ekspertët
Obeziteti është një faktor për zhvllimim e disa llojeve të kancerit, sidomos tek femrat obeze edhe nëse ato janë në një moshë të re.
Konfirimimi vjen nga një studim i ri i paraqitur në Kongresin e Shoqërisë Amerikane të Onnkologjisë Klinike. Ata thonë se obeziteti bëhet shkak edhe për krijimin e kancerit në gji. Ekspertët amerikanë theksojnë nevojën urgjente për të trajtuar obezitetin sa më shumë të jetë e mundur.
Porvat që e vërtetojnë këtë, vijnë nga një studim i kryer në Britani, në Universitetin e Oksfordit. Në 80 mijë gra u studiuan 70 raste klinike me kancer të gjirit, nga të cilat u konstatua se obeziteti rriste rrezikun e vdekjes me 34% tek gratë të cilat ishin diagnostikuar me kancer të gjirit, përpara moshës së menopauzës.
Gjithnjë e më shumë, provat shkencore kanë treguar se pacientët e kancerit të cilët janë obezë, në përgjithësi kanë një kurs të keq sëmundjeje dhe në këtë rast janë më shumë gratë e prekura nga kanceri i gjirit.
Në funksion të të gjithë kësaj, studiuesit kanë vendosur të shohin mundësinë e strategjive të reja, për të zvogëluar kështu përqindjen e kancerit lidhur me obezitetin.
/Enerida Malo/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *