Obama: Sulmi kimik, kërcënim për interesat kombëtare të SHBA-ve

Obama: Sulmi kimik, kërcënim për interesat kombëtare të SHBA-ve

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, deklaron në lidhje me përdorimin e dyshuar të armëve kimike në Siri, se një sulm i këtillë kërcënon interesat kombëtare të sigurisë së Shteteve të Bashkuara. “Ky lloj i sulmit i kërcënon interesat tona kombëtare të sigurisë, duke i shkelur normat ndërkombëtare të vendosura mirë kundër përdorimit të

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, deklaron në lidhje me përdorimin e dyshuar të armëve kimike në Siri, se një sulm i këtillë kërcënon interesat kombëtare të sigurisë së Shteteve të Bashkuara.

“Ky lloj i sulmit i kërcënon interesat tona kombëtare të sigurisë, duke i shkelur normat ndërkombëtare të vendosura mirë kundër përdorimit të armatimit kimik dhe duke i kërcënuar më tutje miqtë dhe aleatët tanë në rajon, siç janë Izraeli, Turqia dhe Jordania. Kjo i shton rreziqet që armatimi kimik do të përdoret në të ardhmen dhe të bie në duart e terroristëve, të cilët mund ta përdorin atë kundër nesh”, tha Barack Obama, mbrëmë vonë në Uashington.

Obama shtoi se Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë një mundësi për akt të kufizuar dhe të ngushtuar ushtarak, por ende nuk është marrë një vendimi konkret.

Qeveria siriane e cilëson këtë raport si “gënjeshtër”.

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar