Obama, mesazh falenderues Presidentit Nishani

Obama, mesazh falenderues Presidentit Nishani

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, ka marrë një letër falenderimi dhe mirënjohjeje nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama. Mesazhi i presidentit Obama vjen pas atij të presidentit Nishani, ku ky i fundit uron kreun e SHBA-ve për 237-vjetorin e pavarësisë. Në mesazhin dërguar homologut të tij shqiptarë, Obama shkruan:

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, ka marrë një letër falenderimi dhe mirënjohjeje nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama.

Mesazhi i presidentit Obama vjen pas atij të presidentit Nishani, ku ky i fundit uron kreun e SHBA-ve për 237-vjetorin e pavarësisë.

Në mesazhin dërguar homologut të tij shqiptarë, Obama shkruan:

“Ju falenderoj në emër të popullit amerikan për mesazhin tuaj të mirëmenduar, që shprehte urimet teksa ne festonim 237-vjetorin e pavarësisë! Me miratimin e Deklaratës së Pavarësisë më 4 korrik 1776, etërit tani themelues, farkëtuan një komb të bazuar mbi idealet, të cilat me kalimin e kohës, kanë dhënë më tepër rëndësi dhe përkushtim të palëkundur ndaj lirisë, begatisë, dhe në kërkim të lumturisë për të gjithë. Në këto kohë t paqarta, unë shpresoj se mund të vazhdojmë të punojmë së bashku për t’ua sjellë ato bekime njerëzve anembanë botës”.

Ky mesazh është dëshmi e miqësisë dhe partneritetit të vendit tonë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

 

/Bekim Bici/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar