Obama–Kamerun: Të rrisim presionin mbi Asadin

Obama–Kamerun: Të rrisim presionin mbi Asadin

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama, zhvilloi një takim në “Shtëpinë e Bardhë” me kryeministrin e Britanisë së Madhe, David Kamerun, ku u diskutua lidhur me situatën në Siri. Obama është shprehur se ka rënë dakord me kryeministrin Kamerun që të “rrisin presionin” mbi presidentin sirian Bashar al Assad, me qëllim që

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama, zhvilloi një takim në “Shtëpinë e Bardhë” me kryeministrin e Britanisë së Madhe, David Kamerun, ku u diskutua lidhur me situatën në Siri.

Obama është shprehur se ka rënë dakord me kryeministrin Kamerun që të “rrisin presionin” mbi presidentin sirian Bashar al Assad, me qëllim që ta largojnë atë nga pushteti.

“Ne do të vazhdojmë që të ushtrojmë presion mbi regjimin e Asadit, të sigurojmë ndihma humanitare, të forcojmë opozitën e moderuar dhe të përgatisim një Siri demokratike pa Bashar al Asad”,  ka thënë Obama në fund të takimit.

 /Irida Vata/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar