Obama diskuton për ndihmat në Egjipt

0

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, thotë se ndalja e ndihmës për Egjiptin “ndoshta nuk do ta kthejë atë çka bëri qeveria e përkohshme”.

Në intervistën e transmetuar në rrjetin televiziv CNN, Obama tha se Shtetet e Bashkuara duhet të jenë të kujdesshme në shqyrtimin e shkurtimit të shumës prej 1.5 miliardë dollarësh, pjesa më e madhe e së cilës është ndihmë për ushtrinë e Egjiptit.

Sipas presidentit Obama, Uashingtoni nuk dëshiron të shihet se i ndihmon dhe i mbështet aksionet, që udhëhiqen në kundërshtim me vlerat e Shteteve të Bashkuara.

Ai  thekoi se ndihma nuk është ndaluar menjëherë, pasi ushtria e Egjiptit e përmbysi dhe e arrestoi presidentin Mohammad Morsi, më 3 korrik, pasi Uashingtoni shpresonte në përdorimin e diplomacisë për ta inkurajuar ushtrinë të synojë pajtim me grupet që e mbështesin Morsin.

Obama pranoi se ushtria e Egjiptit “nuk e ka shfrytëzuar rastin”.
/Jola Llozhi/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here