Numri i të papunëve në botë tejkaloi 200 milionë njerëz

Organizata ndërkombëtare e punës njoftoi se numri i të papunëve në botë vitin e kaluar ka tejkaluar 200 milionë njerëz, për shkak se mundësitë për punësim nuk rriten me të njejtën dinamikë me rritjen e fuqisë puntore. Sipas Agjencisë së  KB-së, me seli në Gjenevë është vlerësuar se  në vitin 2013 në botë ka pasur

Organizata ndërkombëtare e punës njoftoi se numri i të papunëve në botë vitin e kaluar ka tejkaluar 200 milionë njerëz, për shkak se mundësitë për punësim nuk rriten me të njejtën dinamikë me rritjen e fuqisë puntore.

Sipas Agjencisë së  KB-së, me seli në Gjenevë është vlerësuar se  në vitin 2013 në botë ka pasur 201,8 milionë të papunë, shifër rreth 4,9 milionë më shumë krahasuar me vitin paraprak.

Në raportin vjetor theksohet rimëkëmbja jo e barabartë e ekonomive në botë dhe thuhet se Azia Lindore dhe Jugore kanë sjell mbi 45 për qind nga numri i përgjithshëm i vitit të kaluar të numrit të papunëve në botë.

Organizata ndërkombëtare e punës nuk pret përmirësim as këtë vit: shkalla e papunësisë do të rritet në 6,1 për qind, ndërsa numri i të papunëve do të rritet për edhe 4,2 milionë.

/Enkeleda Cami/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar