Numri i diabetikëve shtohet edhe nga fëmijët mbipeshë

Numri i diabetikëve shtohet edhe nga fëmijët mbipeshë

Të dhënat e raportuara nga strukturat shëndetësore flasin për një shtim të frikshëm të pacientëve që po përballen me komplikacione të rënduara të diabetit. Fatkeqësisht së fundmi në listat e të prekurve po gjenden gjithnjë e më tepër edhe të vegjëlit. Ky alarm më së shumti vjen nga regjimi i gabuar ushqimor që u ofrohet

Të dhënat e raportuara nga strukturat shëndetësore flasin për një shtim të frikshëm të pacientëve që po përballen me komplikacione të rënduara të diabetit. Fatkeqësisht së fundmi në listat e të prekurve po gjenden gjithnjë e më tepër edhe të vegjëlit. Ky alarm më së shumti vjen nga regjimi i gabuar ushqimor që u ofrohet fëmijëve.

Specialistët e endokrinologjisë shtojnë se fëmijët obezë (mbipeshë) klasifikohen si një faktor risku që do të rëndojë edhe më shumë bilancin e të prekurve nga sëmundja kronike e diabetit. Shifrat e raportuara nga strukturat shëndetësore ngrenë alarmin se nëse nuk do të tregohet kujdes me fëmijët që janë mbipeshë, epidemia e diabetit do verë në rrezik shëndetin e shqiptarëve në një të ardhme të afërt.

Sipas mjekëve, obeziteti është një sëmundje e cila me kalimin e moshës, lidhet ngushtë me diabetin dhe sëmundjet e ndryshme kardiovaskulare. Për këtë arsye kërkohet një vëmendje maksimale duke filluar që nga moshat e vogla dhe mbrojtjen e fëmijëve nga obeziteti, vëmendje kjo që kërkon jo vetëm ndihmën e mjekut specialist, por edhe ndërgjegjësimin e prindërve dhe vetë fëmijëve në mbajtjen e një stili jetese të shëndetshëm. Mjekët konstatojnë të shqetësuar se nëse nuk parandalohet mbipesha tek fëmijët, këta të fundit do të jenë kontingjenti që do të shtojnë numrin e diabetikëve.

Nëse gjatë stinëve të tjera përdorim 1.5 litra lëngje (ujë), gjatë verës kjo sasi duhet të jetë 2.5 litra, thjesht ujë, pa shtuar elementë të tjerë. Po ashtu nuk duhet të mungojë edhe aktiviteti fizik, edhe ky i kujdesshëm dhe jo i tepruar. Duke shmangur lëvizjen nëpër vapë këshillohet, që të sëmurët diabetikë duhet të kryejnë ecje, por dhe ushtrime të alternuara pas orës 19:00 kur dhe temperaturat të jenë ulur.

 

/Borana Belegu/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar