Ditën e djeshme kombëtarja e Kosovës ka luajtur ndeshjen me Azerbajxhanin të vlefshme për grupin D në Ligën e Kombeve të cilën e fitoi me rezultatin e thellë 4-0 . Skuadra e Kosovës është një skuadër e re e cila po ccmend skuadrat me histori të madhe. Ditën e djeshme ishte Arbër Zeneli ai që
Ditën e djeshme kombëtarja e Kosovës ka luajtur ndeshjen me Azerbajxhanin të vlefshme për grupin D në Ligën e Kombeve të cilën e fitoi me rezultatin e thellë 4-0 .
Skuadra e Kosovës është një skuadër e re e cila po ccmend skuadrat me histori të madhe. Ditën e djeshme ishte Arbër Zeneli ai që hapi serinë e golave për Kosovën që në minutën e 2- të . Pothuajse gjatë gjithë lojës Kosova ishte dominante ndaj skuadrës mike, por pjesa e parë përfundoi 1-0. Gjithçka do të ndryshonte me fillim e pjeses se 2- të ku Arber Zeneli do të shënonte sërish në minutën e 50-të . Më pas, dy golat e tjerë të ndeshjes erdhën nga Amir Rrahmani në minutën e 61-të dhe sërish Zeneli në minute e 76. Kjo fitore e çon kombëtaren e Kosovës në vendin e parë të grupit D me plot 14 pikë . Kosova numëron 4 fitore dhe 1 barazim.
/J.Hasa/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *