“Nuk jam kandidat”

“Nuk jam kandidat”

Arjen Roben, ka thënë se nuk e sheh vetën si kandidat për ta fituar Topin e Artë të FIFA-s. Holandezi është cilësuar si kandidat kryesorë që mund ta fitojë këtë çmim për shkak të arritjeve të tij me klubin në edicionin e fundit, ku fituan tipletën e famshme. Sidoqoftë, 29-vjeçari mendon se suksesi i Bajernit erdhi

Arjen Roben, ka thënë se nuk e sheh vetën si kandidat për ta fituar Topin e Artë të FIFA-s. Holandezi është cilësuar si kandidat kryesorë që mund ta fitojë këtë çmim për shkak të arritjeve të tij me klubin në edicionin e fundit, ku fituan tipletën e famshme. Sidoqoftë, 29-vjeçari mendon se suksesi i Bajernit erdhi si rezultat i punës ekipore e jo të asaj individuale.

“Unë nuk e shoh vetën si kandidat për Topin e Artë të FIFA-s. Çmimet individuale kanë shumë pak kuptim në krahasim me trofetë që i fitoj me ekipin. Bajerni fitoi sepse ne luajtëm si ekip. Ne nuk kemi lojtarë si Lionel Mesi apo Kristiano Ronaldo, por ne jemi të fortë si njësi”, shprehu hollandezi për La Gazzetta dello Sport.

Roben gjithashtu theksoj se tek Bajerni askujt nuk i intereson ai çmim “Është vështirë ta veçosh ndonjërin si yll. Askujt te Bajerni nuk i intereson aq shumë Topi i Artë.”

/Ariglon Pali/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar