Babë e bir, janë në qendër të një historie njerëzore të medias turke këto ditë. Kjo nuk është një histori me zënka të zakonshme. Ajo u zhvillua në muajin korrik të vitit të shkuar, ku në Turqi shpërtheu skandali i manipulimit të ndeshjeve të kampionatit. Ngjashëm me skandalin e disa viteve më parë në Itali,
Babë e bir, janë në qendër të një historie njerëzore të medias turke këto ditë. Kjo nuk është një histori me zënka të zakonshme. Ajo u zhvillua në muajin korrik të vitit të shkuar, ku në Turqi shpërtheu skandali i manipulimit të ndeshjeve të kampionatit. Ngjashëm me skandalin e disa viteve më parë në Itali, ku skuadra e Fenerbahçes akuzohej se kishte blerë disa arbitra. I dyshuari kryesor ishte presidenti i Fenerbahçes, Aziz Yildirim.
Tifoz i çmendur bashkë me djalin me Fenerbahçen, tifozët e së cilës kanë një rivalitet të madh me ato të skuadrës tjetër të Stambollit, Gallatasarajt, Mutlu Ekzioglu ishte drejtuesi i operacionit kundër manipulimeve në futboll si edhe ekzekutuesi i urdhrit për arrestimin e Presidentit të Fenerbahçes.
Pak minuta pasi lajmi u dha në media, ai merr një telefonatë nga i biri me këtë përmbajtje: “Baba, thonë që është arrestuar Presidenti i Fenerbahçes, Aziz Yildirim”.
Kur i kthen përgjigje se është e vërtetë dhe se ai e ka arrestuar djali e pyet: “A ka të arrestuar edhe nga Galatasaray”?
Babai: “Jo nuk ka”.
Djali i kërkon një nder babait për skuadrën e tij të zemrës: “A mund t’a lirosh Presidentin e Fenerbahçes për mua?”
Kur merr përgjigjen se kjo është e pamundur, raportohet nga mediat se djali nuk i ka folur për një javë rresht babait të tij.
/Objektiv.al/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *