Nuk është nevoja e një psikologu, tani mund të përdorim “terapistin virtual”

Nuk është nevoja e një psikologu, tani mund të përdorim “terapistin virtual”

Terapisti virtual është projektuar që të shërbej më shumë sesa mund të bëjë një njeri në të vërtetë. Terapisti “vëren” klientin e tij me anë të një webcam-i dhe me anë të një sensori të montuar mbi ekran. Lëvizjet e ndryshme të personit, shprehjeve të fytyrës, dhe ndryshime të tjera të gjesteve që  regjistrohen në

Terapisti virtual është projektuar që të shërbej më shumë sesa mund të bëjë një njeri në të vërtetë. Terapisti “vëren” klientin e tij me anë të një webcam-i dhe me anë të një sensori të montuar mbi ekran. Lëvizjet e ndryshme të personit, shprehjeve të fytyrës, dhe ndryshime të tjera të gjesteve që  regjistrohen në lidhje me çështjen përkatëse dhe momente të caktuara që regjistrohen nga webcamera arrihen të këshillohen nga ky “psikolog”.

images (2)

Për shembull, kur një person me një ton të caktuar të zërit dhe lëvizje të fytyrës, të tilla si një neveri të syve apo një buzëqeshje të shkurtër. Të gjitha tregojnë gjendje të ndryshme mendore të klientit, ku mund të ndihmojë terapistin virtual të shpjegojë pikë për pikë nëse personi vuan nga ankthi, depresioni , apo çrregullime të tilla.

Për këtë risi teknologjike janë duke punuar hulumtues të Institutit për Teknologjitë Krijuese në Universitetin e Kalifornisë Jugore. Ky projekt i quajtur “terapist virtual”  ka për qëllim të ndihmojë ata që kanë nevojë për këshillime apo sugjerime rreth problemeve që hasin. Mënyra interesante e ndërtimit të kësaj aparature, bën të mundur të përdoret për të monitoruar detajet minutë pas minute të gjuhës së trupit të një personi, duke bërë atë të jetojë i vëzhguar dhe i këshilluar.

images

Eksperimente të tjera duke u kryer nga hulumtuesit e përfshijnë krijimin e një holografiku 3D, fytyrë njerëzore dhe virtuale, madhësi të plotë parashikimi të njeriut që ndërvepron me njerëzit realë. Gjatë gjithë ndërtimit të kësaj pajisjeje kanë filluar turbullirat e para mes botës reale dhe botës virtuale.

/Altin Tufa/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar