Nuk dorëzohen Blutë e Londrës. Kjo ka bërë që shumë media ta quajnë këtë, si telenovela “Runi”. Çelësi i Mourinjos, ka rritur ndjeshëm ofertën për sulmuesin e Mançester Unajtid, Uaijn Runi, duke e çuar në 47 milion euro nga 30 që ishte vetëm para disa ditësh. Edhe pse trajneri i Mançesterit, Mojes, ka thënë se
Nuk dorëzohen Blutë e Londrës.
Kjo ka bërë që shumë media ta quajnë këtë, si telenovela “Runi”.
Çelësi i Mourinjos, ka rritur ndjeshëm ofertën për sulmuesin e Mançester Unajtid, Uaijn Runi, duke e çuar në 47 milion euro nga 30 që ishte vetëm para disa ditësh. Edhe pse trajneri i Mançesterit, Mojes, ka thënë se Runi nuk është në shitje, përsëri Blutë e Londrës nuk janë tërhequr, përkundrazi kanë ngritur më shumë se 50% ofertën për sulmuesin e Mançesterit.
Nuk e dimë si do të jetë reagimi pas kësaj oferte, Runi mund edhe të bëhet pjesë e skuadrës së Mourinjos, i cili duhet thënë e pret “me krahë të hapur” në “Stamford Bridge”.
/Bekim Bici/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *