Nuk donte të jetonte në Tiranë, vetvritet 18-vjeçarja

0

Një 18-vjeçare është vetëhelmuar duke pirë fotoksinë, pasi nuk  pranonte të jetonte në Shqipëri pas kthimit nga italia.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në rrugën “Irfan Tomini” në Tiranë. Viktima është Evgjeni. D, lindur në Itali ku dhe do vazhdonte studimet e larta.

Prej disa muajsh familja e saj ishte kthyer të jetonte në Tiranë pasi në Itali nuk gjenin dot punë, por vajza e ka kundërshtuar fort këtë fakt që nga dita e kthimit.

Sipas familjarëve bëhet e ditur se vajza kohët e fundit kishtë patur edhe probleme depresive, pasi qëndronte më shumë e mbyllur në shtëpi.

Mbrëmjen e së premtes ajo është mbyllur në dhomën e saj ku dhe ka konsumuar pesë tableta fotoksinë. Edhe pse ajo është dërguar menjëherë drejt spitalit ‘’Nënë  Tereza’’ ka qenë e pamundur mbajtja e saj në jetë nga mjekët e Toksikologjisë për shkak të sasisë së madhe të helmit që kishte konsumuar.

/Elona Tereziu/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here