Nuk arrihet marrëveshja për energjinë dhe telekomunikacionin

Nuk arrihet marrëveshja për energjinë dhe telekomunikacionin

Ka përfunduar  mbrëmë  pa rezultat  takimi mes kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi  dhe atij të serbisë Ivica Daçiq.  Thaci ka thënë se nuk është arritur marrëveshje rreth energjisë e telekomunikacionit dhe ka shtuar se për këtë pritet të bisedohet gjatë ditëve në vijim. Baronesha Catherine Ashton përmes një kumtese për media ka theksuar se dy

Ka përfunduar  mbrëmë  pa rezultat  takimi mes kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi  dhe atij të serbisë Ivica Daçiq.  Thaci ka thënë se nuk është arritur marrëveshje rreth energjisë e telekomunikacionit dhe ka shtuar se për këtë pritet të bisedohet gjatë ditëve në vijim.

Baronesha Catherine Ashton përmes një kumtese për media ka theksuar se dy homologët, Thaci dhe Dacic  kanë rënë dakord vetëm rreth mbajtjen e  zgjedhjeve në veri. Për përgatitjen dhe mbajtjen e tyre do të flitet edhe gjatë ditëve në vijim.

Kumtesa nuk përmend asgjë rreth marrëveshjes për telekomunikacionin dhe  energjetikën ndërmjet dy vendeve.

/Elta Liksenaj /

 

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar