Çatia e projektuar nga kompania arkitekturale ‘Vincent Callebaut Architectures’ e cila është e ndërtuar nga panele xhami në formë diamanti do mundësojë që katedralja e apostrofuar të bëhet ndër katedralet më moderne ndonjëherë. Katedralja e Parisit ‘Notre Dame’pritet të pajiset me një çati të re që do e bëjë atë të aftë të prodhojë energji
Çatia e projektuar nga kompania arkitekturale ‘Vincent Callebaut Architectures’ e cila është e ndërtuar nga panele xhami në formë diamanti do mundësojë që katedralja e apostrofuar të bëhet ndër katedralet më moderne ndonjëherë.
Katedralja e Parisit ‘Notre Dame’pritet të pajiset me një çati të re që do e bëjë atë të aftë të prodhojë energji elektrike të mjaftueshme, aq sa të furnizojë me rrymë të gjitha ndërtesat afër saj.
Kulmi i saj gjithashtu do të ketë një kopsht që do t’I dhurojë fruta dhe perime të varfërve dhe të pastrehëve të qytetit.
Seksionet e qelqit në tavan që ndajnë kulmin nga brendësia do të lejonin që drita natyrale t’i jepte një pamje të bukur katedrales.
Ky është një nga një sërë numër projektesh të paraqitura, të cilin qeveria franceze e njoftoi si një konkurs ndërkombëtar për të hartuar një çati të re pasi çatia e vjetër e drurit u dogj nga zjarri këtë vit.
M. Kërçeli
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *