Norvegjia, ndalon kompaninë “Apple” për filmime ajrore 3D

Norvegjia, ndalon kompaninë “Apple” për filmime ajrore 3D

Norvegjia ndalon  kompaninë “Apple” të përshkruaj  qiellin e Oslos për filmime ajrore 3D. Mona Stroem Arnoey ,zëdhënësja e Autoritetit të Sigurimit Kombëtar (NSM) bën të ditur se “Apple” nuk ka marrë leje për filmimet ajrore, pasi saktësia e të dhënave është konsideruar shumë e lartë në disa zona të kufizuara. “Ne i kemi propozuar disa

Norvegjia ndalon  kompaninë “Apple” të përshkruaj  qiellin e Oslos për filmime ajrore 3D.

Mona Stroem Arnoey ,zëdhënësja e Autoritetit të Sigurimit Kombëtar (NSM) bën të ditur se “Apple” nuk ka marrë leje për filmimet ajrore, pasi saktësia e të dhënave është konsideruar shumë e lartë në disa zona të kufizuara.

“Ne i kemi propozuar disa alternativa të tjera ‘Apple’-it për t’i blerë këto foto nga furnizuesit norvegjeze apo autoritetet norvegjeze të hartografisë”, pohon Mona Stroem Arnoey .

Sugjerimet e bëra konfirmojnë artikullin e publikuar ne gazetën norvegjeze ”Aftenposten”, se ndryshe nga Suedia dhe Danimarka, Norvegjia  ka kundërshtuar  projektet hartografike të kompanisë ”Apple”.

Sipas gazetës ”Aftenposten”, ndalimi i procesit të fotografimit ajror e ka çuar kryetarin e bashkisë së Oslos, i ftuar nga ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të ndërmjetësojë në favor të ”Apple”-it pranë qeverisë.

/Rabihana Halili/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar