Norvegjia mbështet tregun e përbashkët energjetik Kosovë-Shqipëri

Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT Naim Bejtullahu, priti sot në takim Ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë z.Jan Braathu. Në këtë takim u diskutua për punën që është bërë nga KOSTT për ngritjen e kualitetit, sigurisë dhe besueshmërisë së Sistemit Transmetues të Kosovës. Kryesisht, u diskutua për projektin e planifikuar për bashkimin e tregut energjetik Kosovë-Shqipëri dhe

Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT Naim Bejtullahu, priti sot në takim Ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë z.Jan Braathu.

Në këtë takim u diskutua për punën që është bërë nga KOSTT për ngritjen e kualitetit, sigurisë dhe besueshmërisë së Sistemit Transmetues të Kosovës.

Kryesisht, u diskutua për projektin e planifikuar për bashkimin e tregut energjetik Kosovë-Shqipëri dhe benefitet që rrjedhin nga ky projekt për të dyja sistemet energjetike. Për më tepër realizimi i këtij projekti ndër të tjera do të krijojë kushte më të favorshme për të dy vendet për integrim të mëtutjeshëm në tregun rajonal të energjisë.

Në fjalëne tij  ambasadori i Norvegjisë në Kosovë z.Jan Braathu u shpreh i kënaqur me punën e KOSTT dhe duke i konsideruar benefitet për të dyja vendet, u zotua që shteti i Norvegjisë do të përkrahë financiarisht projektin për krijimin e tregut të përbashkët energjetik Kosovë-Shqipëri, projekt për të cilin si Qeveria e Kosovës ashtu edhe ajo e Shqipërisë kanë shprehur gatishmëri për ta konkluduar.

/Muzafere Dema/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar