Charlene de Guzman : “Në ditët e sotme nuk mund të bësh asgjë pa e regjistruar veprimin në telefonin celular” ,një tendencë që ajo e ka vënë në dukje në një film të shkurtër. Aktorja dhe regjisorja amerikane me origjinë filipinase ka treguar në filmin e saj “I Forgot My Phone” se aktivitete të thjeshta
Charlene de Guzman : “Në ditët e sotme nuk mund të bësh asgjë pa e regjistruar veprimin në telefonin celular” ,një tendencë që ajo e ka vënë në dukje në një film të shkurtër.
Aktorja dhe regjisorja amerikane me origjinë filipinase ka treguar në filmin e saj “I Forgot My Phone” se aktivitete të thjeshta si ecja në natyrë apo qëndrimi në shtrat me të dashurin pengohen nga përdorimi i celularit.
“Fiksimi i njerëzve me celularët më trishton jashtë mase. Unë dua të shijoj momentin pa e hedhur në Instagram”, shkruan de Guzman në blogun e saj.
Ajo sqaron se frymëzimi për këtë film të shkurtër i erdhi gjatë një koncerti ku të gjithë e kaluan kohën duke bërë foto e duke regjistruar video dhe jo duke shijuar muzikën.
/Jonida Halili/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *