Një zonë ndalim fluturimi për Sirinë

Një zonë ndalim fluturimi për Sirinë

Nga: Charles Tannock (Botuar më 30 gusht 2013 në Today’s Zaman)   Ekziston një shprehje e përdorur shpesh ne interpretimin e marrëdhënieve ndërkombëtare, armiku i armikut tim është miku im. Ndonjëherë del e vërtetë, ndonjëherë jo. Tridhjetë vjet më parë, muxhahedinët afganë u gabuan për miqtë e perëndimit, kur luftuan pushtuesit sovjetikë të vendit të

Nga: Charles Tannock

(Botuar më 30 gusht 2013 në Today’s Zaman)

 

Ekziston një shprehje e përdorur shpesh ne interpretimin e marrëdhënieve ndërkombëtare, armiku i armikut tim është miku im. Ndonjëherë del e vërtetë, ndonjëherë jo.

Tridhjetë vjet më parë, muxhahedinët afganë u gabuan për miqtë e perëndimit, kur luftuan pushtuesit sovjetikë të vendit të tyre. Por sa naiv duket ky supozim tani, duke marrë parasysh gjithçka ka ndodhur.

Kriza e thelluar e Sirisë dhe përdorimi kriminal i armëve kimike ka krijuar një dinamikë dhe dilemë të ngjashme. Por, Perëndimi nuk duhet të rrezikojë në të bërit e të njëjtit gabim dhe pranimit të të njëjtave zgjedhje false.

Duke filluar që nga parimet e para. Një sulm me armë kimike në shkallë të parë i sapo ndodhur në Siri duhet të konsiderohet si një ndikues ndryshimi. Edhe pse posedimi i  këtyre armëve të shkatërrimit në masë nuk është teknikisht ilegal, shumica e shteteve janë pjesë e Konventës së Armëve Kimike të vitit 1993, të cilën Siria refuzoi ta nënshkruajë.

Pra, përgjigja për pyetjen “çfarë ndodh më pas?” nuk mund të jetë “asgjë.”  Parimet e të drejtës ndërkombëtare, në veçanti, doktrina  emergjente “përgjegjësia për të mbrojtur” dhe detyrimi i ndalimit global mbi përdorimin e armëve kimike diktojnë që disa forma të ndërhyrjes ushtarake duhet të ndodhin, në mënyrë që të pengojnë të tjerët nga përdorimi i lëndëve kimike, veçanërisht kundër civilëve.

Por, cilat masa janë të përshtatshme dhe të vërtetë të dobishme? Çfarë duket më së shumti se  forcon sigurinë e perëndimit dhe çfarë shtyn më shumë rrezikun e dobësimit të tij?

Unë besoj se përgjigja më e ndershme dhe më e thjeshtë do të ishte impononimi i një zonë ”ndalim fluturimi” mbi Sirinë. Propozimi është veçanërisht i përshtatshëm siç duket, në mungesën e mundshme të ndonjë rezolutë në kapitullin VII  të Kombeve të Bashkuara (“Veprimi në lidhje me kërcënimet ndaj paqes”), për shkak të përdorimit (pothuajse i qartë) cinik të vetos nga Rusia dhe Kina në Këshillin e Sigurimit.

Sigurisht, pretendimet dhe kundër-pretendimet po qarkullojnë si pasojë e sulmit të tmerrshëm të armëve kimike në një zonë të kontrolluar nga rebelët në lindje të Damaskut. Por, duke pasur parasysh brutalitetin e regjimit të Presidentit Bashar al-Asad, askush nuk mund të dyshojë për masën në të cilën do të përpiqet të fshehë fajin e tij. Vonesa pesë ditore në lejimin e ekspertëve të OKB-së për të verifikuar sulmin i  dha qeverisë së Asadit kohë të mjaftueshme për të fshehur provat inkriminuese, lejimin e degradimit të tyre, ose shkatërrimin përmes  mbulimit. Shtetet e Bashkuara, Franca dhe Mbretëria e Bashkuar janë të bindura se të gjithë faktorët  inteligjentë dhe dëshmitarët okularë tregojnë  qeverinë e  Asad si nxitëse të sulmit.

Nuk ka asnjë dyshim për legjitimitetin e shqetësimeve rreth elementeve të opozitës siriane. Al-Kaeda dhe grupe ekstremiste selefe në forcat rebele, të tilla si Nusra Al, rezultojnë  të jenë po aq mizorë sa qeveria dhe aleatët e saj, Hezbollahu dhe Garda Revolucionare e Iranit. Por, pikëpamja e bashkuar e shërbimeve të inteligjencës perëndimore është se nuk ka prova që këto grupe rebele të kenë nisur sulmin e armëve kimike.

Në rrethana të tilla, një zonë ndalim fluturimi, jo vetëm që do të pastronte qiellin nga avionët luftarakë dhe raketat siriane, duke ulur shkallën e vrasjeve, por gjithashtu do t’i tregonte Assadit dhe mbështetësve  të tij se ai me të vërtetë është i prekshëm. Gjeneralët që urdhëruan përdorimin e armëve  kimike do të duhet të përballen me mundësinë që regjimi, në fakt, mund të bjerë dhe ata ta gjejnë  veten në gjyq për krime lufte.

Do të jetë më mirë, natyrisht, nëse Rusia dhe Kina do të lejonin Këshillin e Sigurimit të bënte punën të cilën ka për qëllim, sigurimin e paqes dhe parandalimin e krimeve të luftës. Duke vazhduar mbështetjen për Assadin, pavarësisht përdorimit të armëve kimike, pozicionimi i Rusisë në botën arabe ka kaluar nga roli i pronarit në atë të shtresës së ulët. Ai qëndrim i pakët moral dhe politik që Presidenti rus Vladimir Putin ka prezantuar në sytë e pjesës tjetër të botës është gjithashtu në avullim, së shpejti  do ta zbulojë në Samitin e ardhshëm të G-20 në Shën Petersburg.

Por bota me padurim po pret për një ndryshim të Putinit dhe Kinës, kjo është arsyeja pse një zonë ndalim fluturimi  duhet të shqyrtohet si një mundësi  ushtarake. Si pasojë e Luftës së Gjirit në vitin 1991, një zonë ndalim fluturimi, e propozuar fillimisht nga kryeministri britanik John Major, nuk rrëzoi Saddam Husseinin, por pengoi kryerjen e sulmeve të mëtejshme nga ajri mbi kurdët në veri dhe shiitët në jug.

Gjithashtu, një zonë ndalim fluturimi në Siri, menjëherë do të kufizonte masat e qeverisë siriane për të shpërndarë armë të shkatërrimit në masë. Disa ekspertë ushtarakë mund të thonë se sistemet e mbrojtjes ajrore të Sirisë janë shumë të sofistikuar për t’u shtypur, duke e bërë një zonë ndalim fluturimi shumë të rrezikshme për t’u zbatuar. Por Izraeli ka arritur të sulmojë territorin sirian dy herë, duke shkatërruar një reaktor bërthamor të Koresë së Veriut në vitin 2007 dhe kohët e fundit duke goditur një eskortë të Hezbollahut , pa viktima apo humbje avionësh.

E vetëdijshme për këtë dobësi, Rusia i ka ofruar Sirisë raketat e saj më moderne, S-300, por nuk ka asnjë dëshmi se ato kanë mbërritur, aq më tepër të jenë bërë gati për t’u përdorur. Dhe sapo sistemi ajror mbrojtjes i Sirisë të jetë dobësuar mjaftueshëm, do të jetë ishte mirë që vendet arabe si Arabia Saudite, Katari, gjithashtu shtete të tjera të Gjirit dhe Turqia të përdornin forcat e tyre ajrore për të kontrolluar zonën.  Çdo mendim dashakeqës nga ana e regjimit të Asadit do të jetë eliminohej me një vështrim të shpejtë në qiell.

 

Përgatiti në shqip për “Objektiv.al”: Jola LLOZHI

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar