Një vizitë e shpejtë në familjen e traditës korçare

Një vizitë e shpejtë në familjen e traditës korçare

Zakonet dhe traditat janë shpirti i origjinalitetit dhe veçanësisë së një populli. Aty mbruhen vlerat e paprekura nga modernizmi i ditëve të sotme që vjen si ndërthurje shumëkulturore, e nxitur edhe nga lëvizjet e njerëzve më shpesh dhe më lehtë, nga një vend në tjetrin. Për ç’do zonë zakonet flasin ndryshe, bukur dhe përmallueshëm, sepse

Zakonet dhe traditat janë shpirti i origjinalitetit dhe veçanësisë së një populli. Aty mbruhen vlerat e paprekura nga modernizmi i ditëve të sotme që vjen si ndërthurje shumëkulturore, e nxitur edhe nga lëvizjet e njerëzve më shpesh dhe më lehtë, nga një vend në tjetrin.

Për ç’do zonë zakonet flasin ndryshe, bukur dhe përmallueshëm, sepse me vështirësi i bëjnë balle presionit të kohës për t‘i ndryshuar.

Nëse ndalemi në Korçë, çka të tërheq vëmendjen fillimisht janë kitarat dhe serenatat që gjallojnë qytetin natën vonë, nën ballkonet e shtëpive, duke iu kënduar çupkave, apo diku në ndonjë cep të rrugës, nën kërshërinë e hënës së plotë.

Janë fisnikë korçarët, janë babaxhanë, e duan kulturën dhe dijen, e mirëpresin mikun dhe e respektojnë njëri-tjetrin. Shumë prej tyre ndjekin zakonet e traditën në përditshmëri e shumë të tjerë, sidomos të rinjtë, tregohen pak moskokëçarës.

Mëngjesi fillon me pirjen e kafesë. Oborri është vendpritja e grave në ditët e nxehta, nën hijen e hardhive të rrushit. Thurin triko e çentro me grep, përgatisin pajën e çupave dhe punojnë qilimat me vegël që t’i paraprijnë dimrit të ftohtë.

Gatimet zënë një pjesë të rëndësishme në qytetin e Korçës. Ato janë të shumëllojshme dhe të shijshme si askund tjetër. Byrekët, petullat e Kollozhegut, petkat, trahanaja, kompostot me fruta, pastërmaja e shumë të tjera.

Mbrëmja përqafon qytetin në hijeshinë e tij dashamirëse, Korçën e bukur e magjiplotë!

/Borana Belegu/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar