Një Ukrainë e ndarë, e rrezikshme

New York Times EDITORIAL Presidenti i Ukrainës, Viktor Janukoviç, mori një hap paraprak drejt zgjidhjes se trazirës politike të vendit të tij duke u mbledhur në një “tryezë të rrumbullakët” me ish-presidentët e Ukrainës, për të diskutuar përgjigjet e mundshme ndaj protestave që përfshinë kryeqytetin, Kiev. Por ai menjëherë mohoi çdo vlerë të këtij gjesti duke urdhëruar policinë të spastrojë fushën nga demonstruesit në Sheshin e Pavarësisë, të mërkurën herët në mëngjes. Edhe pse policia u tërhoq në mesditë, konfrontimi çoi Ukrainën në një krizë më të thellë. Sekretari i Shtetit John Kerry, duke shprehur pakënaqësinë e Shteteve të Bashkuara në lidhje me përdorimin e forcës, tha në një deklaratë: “Kjo përgjigje nuk është as e pranueshme as nuk i shërben demokracisë.” Madje edhe aleatët e zotit Janukoviç  në Kremlin kanë thënë se nuk mund t’i ofrojnë Ukrainës  ndihmë ekonomike derisa kjo trazirë politike të jetë zgjidhur. Z. Janukoviç është një president i zgjedhur në mënyrë demokratike, por ai nënvlerësoi legjitimitetin e tij dy javë më parë, kur forcat e sigurisë përdorën shufra gome dhe gaz lotsjellës kundër mijëra protestuesve të zemëruar nga refuzimi i një marrëveshjeje ekonomike me Bashkimin Evropian, e cila mund t’i kishte hapur rrugën për një të ardhme të ndritshme ekonomike. Z. Janukoviç u përkul ndaj kërcënimeve të Rusisë për hakmarrje kundër importeve ukrainase në qoftë se ajo do të arrinte një marrëveshje me Evropën.  Rusia, partneri më i madh tregtar i Ukrainës, ka hedhur dritë edhe për një zbritje të mundëshme prej 9 bilion dollarësh në çmimet e gazit rus nëse Ukraina nuk pranon ofertën e  Europës dhe bashkohet me  blloku ekonomik rajonal të udhëhequr nga Rusia. Bashkimi Evropian nuk duhet tëqëndrojë në heshtje  ndërkohë që Rusia ofron pagesa për të marrë një copë nga e ardhmja politike e Ukrainës. Ndërkohë, Kina kërkon të rrisë ndikimin e saj në Ukrainë duke ofruar të investojë 7 bilion dollarë ose  më shumë në ekonominë të këtij vendi. Evropa duhet të kërkojnë mënyra për të lehtësuar përtypjen financiare të Ukrainës, jo nga kërcënimet ose ryshfetet, por nga ofertat e arsyeshme të ndihmës ekonomike. Në këtë pikë, vetëm një kompromis politik, negociues mes qeverisë dhe opozitës,  i shoqëruar  gjithashtu me bisedime të reja tregtare me Evropën, që zoti Janukoviç premton, mund të jenë zgjidhje për konfliktin. Për muaj me rradhë, Fondi Monetar Ndërkombëtar refuzoi të nënshkruajë  një kredi prej gati  15 bilion dollarësh, ndihmë që Ukraina ka nevojë deri në mars për të rifinancuar borxhin e saj të jashtëm. Fondi Monetar Ndërkombëtar  dëshiron që Ukraina të pranojë kushtet e vështira, duke përfshirë rritjen e çmimeve të gazit vendas dhe të imponojë kursimin e rreptë buxhetor. Këto kushte mund të çojnë gjithashtu në shumë trazira politike. Përfundimisht, Ukraina do të ketë nevojë për ndihmë nga një prej fqinjëve të saj, Rusia në lindje apo Evropa në perëndim. Me kaq shumë pengesa,  Bashkimi Evropian duhet të pyesë veten,  pse jo Evropa, pse jo tani?  

Përgatiti në shqip për “Objektiv.al”: Jola Llozhi

]]>

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar