Një tjetër shqiptarë i vdekur në shtetin fqinj

Një tjetër shqiptarë i vdekur në shtetin fqinj

Zbulohet identiteti i shqiptarit që u gjet i vdekur në burgun famëkeq të Koridhalosit, në kryeqytetin grek. Bëhet fjalë për 33-vjeçarin Bandiol Tusha.   Ai u gjet i pajetë në dhomën e tij të qelisë, në zonën e  burgut të Koridhalosit, burime nga policia greke bëjnë me dije se në trupin e shqiptarit nuk janë

Zbulohet identiteti i shqiptarit që u gjet i vdekur në burgun famëkeq të Koridhalosit, në kryeqytetin grek. Bëhet fjalë për 33-vjeçarin Bandiol Tusha.

11

 

Ai u gjet i pajetë në dhomën e tij të qelisë, në zonën e  burgut të Koridhalosit, burime nga policia greke bëjnë me dije se në trupin e shqiptarit nuk janë konstatuar shenja dhune.

Paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur nga përdorimi në doza të mëdha i drogës.

Pak ditë më parë në këtë burg u vra Albert Bako, nga një grup kriminal rival të cilët gjithashtu ishin shqiptarë.

Një ditë pas vrasjes së Bakos, në burgun e Kretës u gjet i pajetë një tjetër shqiptar . Sipas autoriteteve greke, ai u gjet i varur në paraburgimin e “Agiou Nikolaou”, në Kretë. Ndërsa disa javë më parë, një tjetër shqiptar humbi jetën në burgun e Triakalasë nga shkaqe që ende nuk janë zbuluar nga autoritetet greke.

Ngjarjet e fundit në burgjet greke janë në vazhdën e disa vrasjeve në shtetin fqinj. Që prej vrasjes së ekstremistit minoritara në Bularat, disa shqiptarë janë gjetur të vrarë në burgjet greke në rrethana ende të paqarta.

XH.ZOGU

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar