Një sponsor Rus për Mançesterin

Një sponsor Rus për Mançesterin

Mançester Junajtid ka firmosur të hënën një kontratë me një kompani fluturimesh Ruse, “Aeroflot”. Kjo është hera e parë që klubi anglez ka bashkëpunim më një kompani nga vendi i ftohtë. Kontrata përmban reklamimin e kompanisë Ruse tek billborderat anash fushës, kontrata do të zgjasë deri në vitin 2018, vit kur do të zhvillohet kupa

Mançester Junajtid ka firmosur të hënën një kontratë me një kompani fluturimesh Ruse, “Aeroflot”. Kjo është hera e parë që klubi anglez ka bashkëpunim më një kompani nga vendi i ftohtë.

Kontrata përmban reklamimin e kompanisë Ruse tek billborderat anash fushës, kontrata do të zgjasë deri në vitin 2018, vit kur do të zhvillohet kupa e botës në Rusi.

Drejtori i menaxhimit Riçard Arnold ka thënë : “Ne kemi 18 milion fansa në Rusi, por kurrë nuk kemi pasur një sponsor nga atje”.

Junajtid ka rreth 659 milion fansa në të gjithë botën dhe të jesh sponsor i kësaj skuadre të kushton shumë. Shuma që do të përfitojë skuadra nga kjo kontratë nuk është bërë akoma e ditur.

Vitin që kaloj Junaitid është bërë protagonist me marrëveshjen më fitimprurëse të arritur ndonjëherë në historinë e futbollit. Duke filluar nga viti 2014 “General Motors” do të jenë në fanellën e djajve për shtatë vite, Mançesteri do të përfitoje 559 milion dollar nga kjo kontratë.

/Ariglon Pali/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar