Gjerë tani dinim se kishim vetëm një shqiptarë që bënte pjesë dhe mbështeste ideologjitë e partisë neonaziste ‘’Agimi i Artë’’ në Greqi, Robert Hajdhin, por në gazetën e madhe ‘’Ethnos’’, shkruhet se ka edhe zyrtarë të tjerë më të lartë. Bëhet fjalë pikërisht për një femer e quajtur Nikol Beneki, e cila mban postin e
Gjerë tani dinim se kishim vetëm një shqiptarë që bënte pjesë dhe mbështeste ideologjitë e partisë neonaziste ‘’Agimi i Artë’’ në Greqi, Robert Hajdhin, por në gazetën e madhe ‘’Ethnos’’, shkruhet se ka edhe zyrtarë të tjerë më të lartë.
Bëhet fjalë pikërisht për një femer e quajtur Nikol Beneki, e cila mban postin e shefes në forumin e grave të ‘’Agimit të Artë’’ në Nikea e cila konsiderohet si më agresivja nga të gjitha skalionet partiake.
Një zyrtare i Agimit te Artë ka
folur për këtë fakt në një intervistë ku dhe ka përcjellë përçmimin e tij për të gjithë shqiptarët: “Është dashnorja e Janis Lagos” (deputet nga më aktivët e Agimit të Artë).
Ai e kishte vënë në organizatën e Pireut. Ishte në zyrat qendrore, por e përzunë, pse ishte shqiptare. Është atje (në Nikea), me shpatullat e Lagos.
Unë që jam grek nuk pranoj të më bëjë mësime ideologjie një shqiptare”, ka deklaruar përfaqësuesi i partisë neonaziste.
Lajmim bëhet i njohur nga gazeta shqiptare Tribuna, që botohet në Greqi, ku dhe jepet rrëfimi i plotë.
/Elona Tereziu/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *