Intervistë me Adela Caushllari, studente e vitit të dytë Fakulteti Filologjisë, dega gazetari. Adela ka një pasion të madh në jetë. Të shkruajë romane. Këtë dëshirë e ka zbular me kalimin e kohës dhe e ka praktikuar. Problemi që shqetëson atë, si dhe shumë talente të tjerë të rinj është se nuk gjejnë mbështetjen e
Intervistë me Adela Caushllari, studente e vitit të dytë Fakulteti Filologjisë, dega gazetari. Adela ka një pasion të madh në jetë. Të shkruajë romane. Këtë dëshirë e ka zbular me kalimin e kohës dhe e ka praktikuar. Problemi që shqetëson atë, si dhe shumë talente të tjerë të rinj është se nuk gjejnë mbështetjen e duhur dhe hapësirat e duhura për të promovuar punimet dhe projektet e tyre.
Si lindi dashuria për letërsinë dhe kur e zbuluat pasionin tuaj për të shkruar ?
– Dashuria për letërsinë nuk lindi një ditë të bukur. Lindi me mua. Lexoj libra të zgjedhur. Nuk lexoj shume, gjithësesi. Literaturë shkollore, studime dhe psikologji. Edhe filozofia më pëlqen. Pasioni për shkrimin nuk ka të bëjë me ato që une lexoj. Sigurisht, stili vetëm, është i kultivuar, duke lexuar nga shkrimtarë të ndryshëm kam vjedhur detaje nga të gjithë, megjithate nuk shkruaj si ‘dikush’. Unë shkruaj ashtu siç më vjen dhe kurrë nuk i kthehem për ta rishkruar. Kur godet, godet me të parën. E zbulova në momentin kur ndjeva nëvojen për t’u shprehur diku. E kam më të thjeshtë me shkrim. Ka shumë nga ndjenjat e mia. Ka shumë nga ‘une’ aty brënda.
Cilët kanë qënë autorët që ju frymëzojnë më shumë dhe cilët kanë ndikuar më shumë në zhanerin tënd ?
– Unë vdes të shkruaj në prozë. Shkruaj copëza të vogla ose kur frymezohem shpik ndonjë histori. Dikur shkruaja poezi por jo më. Sepse mendoj që është shumë e vështirë dhe që të bësh poezi të mira duhet të jesh një ‘gjeni’ i epokës. Poetët e mëdhenj janë të rrallë. Jam frymëzuar nga brezi i humbur, por edhe pak nga letërsia franceze apo angleze. Sa për historitë e mia, e kam marre shtysën nga Seel dhe filma të ndryshëm.
Gazetarinë e keni zgjedhur bazuar në pasionin tënd për letërsinë apo e shihi si profesion të së ardhmës ?
– Degën e zgjodha sepse tingëllon bukur kur një gazetare është edhe shkrimtare. Më është dukur degë e bukur, me pak stres por që të bën të shkosh çdo ditë në shkollë dhe ta ndjekësh hap pas hapi, detyra, projekte. Lloji i degës e bën të bukur, ose të shëmtuar, jetën studentore. Nuk e di nëse dua të bëhem gazetare ose padagoge. Jam e shpërndarë në deshira. Ndoshta sepse njërzit që shkruajnë janë të ‘çuditshëm’
Cilat janë vështirësitë me të cilat je përballur dhe qeë pengojne publikimin e librit tuaj ?
– Unë kam nisur të shkruaj, prozë bëhet fjalë, në vitin e pare të gjimnazit. Romanin e ideova në vitin e tretë. Që atëherë e kam rishkruar e redaktuar deri në formën që është sot. Kam trokitur në shumë dyer për sponsorizim, por askush, – dhe turp, jo per faktin që personi në fjalë jam unë, që nuk mbështeten talentet – askush s’me ka mbeshtetur. Me vite romani ‘fle’ ne PC time. Nisa para dy vitesh romanin e dytë. Histori që e dua edhe me shumë se të parën. E kam lënë përgjysëm për hir të shkollës. Ka raste që dua ta mbaroj dhe redaktoj por pa u publikuar i pari s’me bëhet të shkruaj. Në Shqipëri dekurajohesh komplet.
Sa është kostoja për publikim e një libri, keni pyetur për shifra konkrete ?
– Të kemi parasysh se pjesa dërmuese e Shqipërise është e varfër. Asnjë student nuk mund të investojë dot një shumë aq të madhe për të botuar një libër. Dikur më kanë kërkuar 5 milion, më pas, me rënien ekonomike i kanë ulur tarifat, 2 milion, minimumi 1 milion. Ndoshta për një 10% te eltës, apo për ndonje politikan duket pak, por për një familje normale, që jeton me punë të thjeshtë, janë shumë. Sa keq, do te thoja, që fëmijët e biznesmenëve s’kanë talent e kanë para, dhe fëmijët e punëtorëve kanë talente s’kanë para. Nuk jam une rasti i vetëm. Madje asnjë shtëpi botuese nuk bën kompromis për botuar me mbajtje përqindje, apo edhe duke i ofruar shkrimtarit nje shumë simbolike apo disa kopje librash
Çfarë mbeshtetjet mendoni ju se instanca të ndryshme duhet t’i japin talenteve të rinj për projektet e tyre ?
– Sinqerisht nuk e di c’mund të bëhet për t’i mbështetur talentet. Shumë mirë që tv bëjnë talent shoë për kengën apo aktrimin dhe kercimin, por askund s’kam pare një talent shoë për të rinj që kanë shkruar në prozë apo romane si une, që të mund të ndihmojnë dy-tre persona me botimin. Ose s’do ishtë keq as promovimi apo sensibilizimi përmes ekranit. Ajo që ndodh neë media behet problëm dhe e gjen një zgjidhje. Ja rasti i protestave. S’bëhet protestë pa median. Po të mos kishte media ata s’do bertisnin. Grevat. Problemi me rruget. Sapo del në ekran, direkt tërhiqet vëmendja e qeverisë. Në të kundërt, s’ka gje në bote t’ju prishë rehatin. Shteti, të pakten zyrat për qytetaret, këtu nuk funksionojnë. Vetëm media dhe biznesi mund t’i ndihmojë talentet.
/Blerand Ismaili/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *