Një mundësi e dytë

Redjon Shtylla Fati  nuk është i njëjtë për të gjithë ne, dikush lind në një familje të pasur e dikush në një të varfër. Të parët kanë fance dhe privilegje për të ecur, në jetë përpara se ata të cilët lindin në një familje ku jeta me kushte ekonomike i ka bërë ata shumë mizor.

Redjon Shtylla

Fati  nuk është i njëjtë për të gjithë ne, dikush lind në një familje të pasur e dikush në një të varfër. Të parët kanë fance dhe privilegje për të ecur, në jetë përpara se ata të cilët lindin në një familje ku jeta me kushte ekonomike i ka bërë ata shumë mizor. Ata ndeshen me probleme jetësore çdo ditë. Gjendja ekonomike, ndikimi psikologjik shoqëror e familjar negativ, mungesa e shkollimit, mungesa e informimit të rregullave dhe përgjegjësive ligjore dhe shoqërore, mungesa e prindërve gjatë edukimit të fëmijve të tyre, janë disa nga arsyet pse ata luftojnë fort e në disa raste në mënyrë të gabuar. Ndoshta ata nuk kanë ndjerë ndonjëherë një ledhatim ose një përqafim nga prindërit e nga vetë jeta, e ku kjo jetë me mungesa ka sjellë abuzime të ndryshme, abuzime me mosrrespektimin e ligjeve që këta minorenë bëjnë siç mund të jenë vjedhja në përmasa të ndryshme, vrasje e vepra të tjera penale.

Ata nuk kanë bërë pushime si bashkëmoshtarët e tyre, ata nuk shkojnë në shkollë rregullisht siç shkojnë shokët e tyre. Ata kanë ëndrra por jeta i kërkon që të qëndrojnë me këmbë në tokë duke kërkuar ata vetë mënyra për të dalë nga varfëria e tejskajshme që mund ti ketë mbërthyer. Ata janë viktima të një jete e cila i provokon duke i lënë në varfëri, duke i njollusur. Ata falë një mundësie e  që në fund, në tunelin e tyre atje në fund të rrugës u ndez drita e  bardhë e shpresës. Kjo erdhi falë ndërtimit të projektit për një qëndër që do të kishte prioritete rehabilitimin, ri-integrimin dhe shkollimin për këta minorenë. Kjo mundësi e artë erdhi si një dhuratë e dytë se e para është jeta, e që u nundësua me hapjen e qendrës së minoreneve në tetor të 2009 në qytetin e Kavajës. Ky është i vetmi institucion i llojit të vet në të gjithë sistemit peniteniar në Republikën Shqiptare. Ngritja e këtij instituti të veçantë ishte një e mirë e gjithë shoqërisë dhe e nevojshme për një trajtim sa më human në bazë të konventave ndërkombëtare të të miturve në konflikt me ligjin.

Instituti i të miturve në Kavajë u ndërtua në bashkëpunim me BE, me Unicef-in dhe me ndihmën e shumë shoqatave të cilat kanë qëllimet e tyre për një  ri-intergrim, për një edukim të ri për këta minorenë. Minorenët të cilët jetën e tyre e projekton çdo ditë në një botë të lirë, tashmë nga kryerja e një vepre penale jeta e lirë kthehet në të mbyllur, ku i privohen liritë dhe të drejtat. Një minoren  i moshës nga 14- 18 vjeç, arrestohet nga policia sepse ka dalë kundër ligjeve e ai transferohet menjëherë në institutin e të miturve dhe do të jetë në pritje të vendimit nga gjykata. Gjatë kohës që minoreni është në paraburgim ai qëndron në 2 sektorat që kanë rreth 20 të paragurgosur që presin dënimin nga gjykata. Pasi minoreni merr dënimin nga gjykata ai kthehet përsëri në qendër por kësaj here që në hyrje atë e pret komisioni i pritjes, i përbërë nga mjekë, psikologë, sociologë,komisioni i sigurisë, ai i ligjeve të cilët pasi konsultohen me minorenin dhe pasi merren të dhënat e tij ku përfshihet mosha, vendëlindja, vendbanimi, arsimi atij i tregohen rregullat dhe detyrimet që ka ai mbrënda në këtë institucion. Komisioni në fund jep një vlerësim mbi nevojat që duhen dhënë mbi këtë minoren. Psikologjia Erida Hysesani pranon se është e vështirë që një minoren të ambientohet, sepse vetë termi burg në mendjen e tyre, vijnë vetëm imazhe të dhunës, të keqtrajtimit dhe të keqjetuarit, por ky institucion shprehet ajo është më humani në të gjithë sistemin penitenciar në Shqipëri. “Për ne me rëndësi është mbështetja e këtyre minoreve, duke i dhënë atyre të kuptojë edhe gabimin e bërë por edhe të mësojnë për një jetë më të mirë, që në momentin që të dalin nga dyert e këtij institucioni të ndjehen të kompletuar dhe të lehtësuar për të vazhduar një jetë sa më mire”, mbyll fjalët e saja psikologjia e këtij institucioni.

Dihet që ne kur shkojmë për herë të parë në një vend të pa njohur kemi vështirësia në të përshtaturit por këta minorenë shkallën e vështirësisë e kanë disa herë më të lartë se ne që jetojmë me liritë tona. Kjo qendër me ambientet e saja tregon e që janë të një standardi të lartë, janë përshtatur që te minorenët të ndjehet sa më pak mbyllja apo”izolimi” i tyre në një vend me hekura. “Dita në këtë institucion është e organizuar në atë mënyrë që koha e lirë nuk është shumë e madhe sepse gjatë ditës ata merren me aktivitete sic është më kryesorja, arsimore. Ata marrin edhe pjesë nga e jetuara në mënyrë edukative, marrin trajtime psikologjike, aktivitete profesionale, sportive dhe argëtuese. Një staf i kompletuar dhe i trajnuar është i cili me përkushtim dhe me dashuri qëndro pranë çdo ditë me këta monorenë. Në këtë qendër janë të punësuar rreth 70 punonjës dhe më shumë se 80% e tyre janë civilë dhe pjesa tjetër përbëhet nga ai policor. Stafi petagogjik në këtë institucion është i plotë dhe mësimet bëhet të njëjta siç kërkon edhe Ministria e Arsimit për shkollat 9-të vjeçare. Ata i kushtojnë vëmendje shumëllojshmërisë edukese ndaj minorenëve të cilat kanë prejardhje kulturore, sociale, familjare të ndryshme, e që përpiqen që të jetë mësues edukues dhe prind këshillues për çdo minoren”, shpjegon ndër të tjera Drejtori i këtij institucioni Z. Pëprarim Daiu.

Arsimimi është një pikë e fortë e cila ndihmon individin që të ecë përpara dhe sigurisht që edhe për këtë institucion ri-arsmimini është një nga pikat që ka rëndësi dhe prioritet. Në këtë qendër në ndihmë të minorenëve janë hapur 4 klasa të sistemit të 9-të vjeçares, të quajtura klasa kolektive. Dy klasa janë të ciklit të ulët, nga klasa e parë deri në të katërtën ku dhe numri i minorenëve është më i madh se ata të cilët janë te dy klasat e ciklit të dytë nga klasa e 5-të deri në të nëntën. Kur një minoren ka arritur të përfundojë klasën e 9-të ai pajiset me dëftesën e lirimit që merret nga një shkollë 9-të vjeçare “Rilindja” në Kavajë, e që ky bashkëpunim me këtë shkollë ka ardhur nga zyra rajonale dhe ajo arsimore në Kavajë. Drejtori i burgut të minorenëve Përparim Daiu pohon se ka minorenë që nuk angazohen në aktivitetin arsimor por edhe në ato aktivitete profesionale. Ai shpjegon se minorenëve u shpjegohen të gjitha por nëse ata nuk dëshirojnë që të angazhohen, ne nuk bëjnë asgjë kundër dëshirës së tyre.

Përveç arsimin si një pikë kyçe, që në hapjen e qendrës në 2009 përkrah mësimëve shkollore minorenët janë angazhuar në kurse të ndryshme profesionale, me  bashkëpunim me Qendrën Rajonale të formimit Profesional. Në këtë institucion aktualisht janë 3 qendra kursesh profesionale si ai hidraulik, ai i punës me dru dhe ai i pikturës, por minorenët marrin leksione.  Nuk mungojnë edhe kurset nga informatika dhe nga gjuha e huaj. Në këtë kurse janë të rregjistruar nga 7-8 minorenë. Zhvillimi i këtyre kurse është kryesisht pas shkollës mbasdite ku ata ushtrohen dhe shpalosin krimtaritë e tyre si në punimet e drurit por edhe në pikturë, ku me këtë të fundit ata shprehin emocione, mesazhe të forta, mesazhe dërgjegjësimi dhe motiviuese por që njëkohësisht janë dhe prëkëse sepse ata shprehin edhe dëshirat që kanë me ndihmën e penelit që kanë për të pikturuar. Disa nga pikturat e tyre janë të vendosuara nëpër institucion dhe ato që janë më të arrira shkojnë edhe në konkurse të ndryshme pikture. Kurset kanë si bazë motivimin, synimin për ti bërë ata më të ndërgjegjshëm dhe për ti bërë pjesë të një shoqërie ku krimi nuk duhet të ekzistojë. Ministria e Punëve dhe Shanceve të Barabarta është ajo e cila u jep këtyre minorenëve dhe i njeh ata me certifikata. Kjo është një mundësi e mirë sepse kur të mbarojnë dënimet ata do të dalin me një profesion, i cili mund ti ndihmojë për të mos përsëritur të njëjta gabime fatale të cilat ja morën lirinë në moshën më të bukur, krimi ja mori minorenit fëmijninë duke e vënë atë në situata dhe momente që në mendjen e tij do të jetojnë gjatë.

Minorenët që punojnë në këtë institucion sipas ligjit për punën në institucionet penitenciale nuk paguhen me të holla por ata përfitojnë në muaj 4 ditë heqje nga i gjithë dënimi, pra i bëjnë zbritje dënimi çdo muaj me 4 ditë. Për ata të cilët punojnë pak më shumë se të tjerët përfitojnë dieta ushqimore të pasura me vitamina dhe karbohidrate.

Komunikimi me familjarët është një nga momentet kur minorënët gëzojmë më shumë, dhe nga izolimi malli shtohet më shumë dhe dëshira për ti parë ose për të folur me ta shtohet dita ditës. Për këtë aryse është vendosur që takimet prind fëmijë të zhvillohen 2 herë në javë dhe rregulli i lejon vetëm gjysëm ore komunikim por Z.Daiu tregon se ky orar shkon edhe në 1 orë sepse për ta komunikimi me familjarët në këtë gjëndje që ata janë është shumë e domosdoshme. Ata që prindërit i kanë larg mund ti telefonojnë me anën e kartave telefonike sa herë që ata dëshirojnë. Në dhomë minorenët janë 2 veta por kur ka ardhje në numër numri shkon dhe në tre veta në dhomë.

Bibloteka është edhe pjesa ku minorenët kalojnë kohën e tyre duke lexuar libra të ndryshëm, por më të lexuara janë poezitë, e sidomos ato të dashurisë. Ata që kanë talente për të shkuar i shfaqin ato te poezitë që krijojnë e që janë të shumta edhe këto. Në këtë qëndër zhvillohen edhe aktivitete sportive por edhe ato festive.

Minorenët që dëshirojnë e që besojnë i është mundësuar dhe praktikimin e fesë një herë në javë.  Në institucion vjen dhe flet një përfaqësues i komuniteteve fetare që janë në Shqipëri. Përveç kësaj psikologë dhe sociologë mblidhen së bashku me minorenët dhe hapin tema me tematika të ndryshme siç mund të jetë ato sociale, të cilat e aftësojnë minorenin që të fitojë shprehi dhe që të japë mendimin e vet për tema të caktuara. Ata si për cudi qethen njëlloj, kanë pothuajse një moshë e që vinë nga komuniteti ku ata jetojnë me shumë probleme të mbajtura në shpatulla.

Ata mund ti shikosh edhe pasiva në këtë ambient por asnjëherë pasiva në mendjen e tyre sepse ata bëjnë çdo ditë edhe pse na vetëdije metamorfëzën jetësore të tyre.

Shumë punohet gjatë periudhës që minoreni kryen dënimin e tij, por kur ai del si do të përshtatet tani ai me botën, a do të ketë ai përkrahje apo përsëri rruga e zezë e tunelit keqdashës do ta thithë dhe do ta bëjë përsëri pjesë të sajën dhe ai do të fillojë të ketë probleme sociale, familjare, probleme ekonomike dhe shoqërore, ato nga riedukimi i tij, nga rihabilitimi dhe nga ri-intergrimi i tij i fituar në institutin e minoreve ai  do ta ndihmojë veten që të ecë përpara, për një jetë më të mirë dhe duke respektuar ligjet e një vendi demokratik.

 

12

 

13

 

14

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar