Një milionë petale trendafilash mbi Statujën e Lirisë

Një milion petale trëndafilash u hodhën dje mbi Statujën e Lirisë në Nju Jork, ide spektakolare për të kujtuar 70-vjetorin e Zbarkimit në Normandi. Petalet, të hedhura nga tre helikopterë, dukeshin shumë të vogla përballë Zonjës së Lirisë prej 92 metrash. Edhe turma nuk duartrokiti pak, ku shumë turistë dhe fëmijë filluan të mblidhnin me kujdes

Një milion petale trëndafilash u hodhën dje mbi Statujën e Lirisë në Nju Jork, ide spektakolare për të kujtuar 70-vjetorin e Zbarkimit në Normandi.

Petalet, të hedhura nga tre helikopterë, dukeshin shumë të vogla përballë Zonjës së Lirisë prej 92 metrash.

Edhe turma nuk duartrokiti pak, ku shumë turistë dhe fëmijë filluan të mblidhnin me kujdes petalet e kuqe të rëna rreth Statujës, simbol i SHBA-së dhe miqësisë franko-amerikane. Statuja është një dhuratë nga Franca për SHBA-në, e inauguruar në vitin 1986.

Në kujtim të angazhimit të forcave amerikane , më 6 qershor 1944, 130 fëmijë nga shkollat franceze dhe amerikane shpalosën dy flamuj të mëdhenj francez dhe amerikan në këmbët e statujës, ndërkohë që kënduan himnet francez dhe amerikan.

Rreth dhjetëra ish-luftëtarë, të gjithë, të moshës 90 vjeç, me lot në sy refuzuan të trajtoheshin si heronj. “Nuk jam unë hero, heronjtë janë ata që prehen në Normandi, në Francë”, është shprehur Joseph Chiopolo, 91 vjeç, që kishte marrë pjesë në ekipet mjekësore që zbarkuan në Omaha Beach, në Normandi më 6 qershor 1944.

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar