Një dekadë i mbyllur në dhomë

Një dekadë i mbyllur në dhomë

Tetorin e kaluar, në një fshat në jug të Indisë, një turmë prej mijëra vetash u mblodhën për të shikuar shembjen e një muri shtëpie për të nxjerrë një njeri i cili kishte qenë i burgosur për më shumë se një dekadë. Keshava kishte qëndruar i mbyllur në një dhomë të vogël, pa dritare, pa

Tetorin e kaluar, në një fshat në jug të Indisë, një turmë prej mijëra vetash u mblodhën për të shikuar shembjen e një muri shtëpie për të nxjerrë një njeri i cili kishte qenë i burgosur për më shumë se një dekadë.

Keshava kishte qëndruar i mbyllur në një dhomë të vogël, pa dritare, pa derë, vetëm një hapje të vogël për ajrosje e cila dyshohet si një vrimë përmes të cilit ka marrë ushqimin.

Për vite të tëra familja e tij ishte përpjekur për ta ndihmuar në problemet e shëndetit mendor. Ai u përkeqësua dhe ata e humbën shpresën. Keshava bëhej gjithnjë e më i vështirë për t’u përballuar kështu që ata e fshehën në një dhomë deri sa u gjet dhe doli prej aty. Ai qëndroi në atë dhomë për rreth nëntë deri në dhjetë vjet.

Keshava u lirua pasi një zyrtar i lartë lexoi një artikull në gazetë në lidhje me rastin e tij.

“Menjëherë u kam thënë njerëzve të mi të shembnin murin. Gjendeshin rreth 2.000 njerëz që u mblodhën për të shikuar se çfarë ishim duke bërë. Një erë shumë e keqe po vinte. Ne as nuk mundëm të fusnim kokën në dhomë”.

Njeriu, që besohet të jetë  30 vjeç, nuk ishte larë për një dekadë, me shpejtësi organizoi një prerje flokësh, një banjë dhe një ekzaminim mjekësor.

/Xhevahir Qardaku/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar