Daily Mail” është: Puna më e re e Toni Blerit: Ish-kryeministri britanik do të ndihmojë Shqipërinë për anëtarësimin në BE. “Washington Post” shkruan: Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, Toni Bler, këshillon qeverinë e re të Shqipërinë në përpjekjet e saj për t’iu bashkuar 28 vendeve të BE-së. Edhe “Independent” vë theksin tek integrimi në BE, ku titulli që shoqëron shkrimin për vizitën e Bler në Tiranë është: Ish-kryeministri Toni Bler do të ndihmojë Shqipërinë për t’iu bashkuar BE-së. Ndërsa “Express” tregohet cinike pasi lajmin e jep me titullin: Toni Bler do të ndihmojë 3 milionë shqiptare që të fitojnë të drejtën për të punuar në Britaninë e Madhe. Kurse BBC e pasqyron lajmin me titullin: Toni Bler i bashkohet fushatës së Shqipërisë për anëtarësimin në Bashkimin Evropian. /Objektiv.al/ ]]>
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *