Niveli i lartë i borxhit në Shqipëri rrezikon financat publike

Niveli i lartë i borxhit në Shqipëri rrezikon financat publike

Shqipëria shpenzon çdo vit 3,3 % të GDP-së për të paguar interesat bankare të borxhit publik. Borxhi mesatar publik i Shqipërisë arrin në 62 % të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Banka Botërore në Takimet e Pranverës 2013 me FMN konstaton se borxhi mesatar  publik është dyfishuar në Europën Qendrore dhe Ballkanin Perëndimor në krahasim me

Shqipëria shpenzon çdo vit 3,3 % të GDP-së për të paguar interesat bankare të borxhit publik. Borxhi mesatar publik i Shqipërisë arrin në 62 % të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Banka Botërore në Takimet e Pranverës 2013 me FMN konstaton se borxhi mesatar  publik është dyfishuar në Europën Qendrore dhe Ballkanin Perëndimor në krahasim me vitin 2008, duke arritur nga 28.3%% në 45,5 % në vitin 2012.

Borxhi mesatar publik me nivele me mundësi rreziku përbën një barrë të rëndë për financat publike në Hungari-76 për qind, Shqipëri- 62 për qind, Poloni – 56 për qind, Serbi- 54 për qind, Kroaci dhe Slloveni- 53 për qind” konstaton Banka Botërore, në deklaratën e saj për shtyp, në përfundim të Takimeve të Pranverës për 2013, të zhvilluara në Uashington.

Në këtë listë rreziku për financat publike e rendit Shqipërinë të dytën.

Çfarë do të thotë “rrezik dhe barrë e  rëndë” për financat publike? Erjon Luci, ekonomist në në Zyrën e Bankës Botërore në Tiranë thotë për Deutsche Welle-n: “Pak hapësirë për të manovruar dhe përgjigjur goditjeve të krizës dhe kosto e lartë e shërbimit për  borxhin. Shqipëria shpenzon rreth 3,3 % të PBB-së çdo vit për të paguar interesat e borxhit publik i cili mund të përdoret për qëllime më produktive si psh për investimet publike. Vërtet, një pjesë e mirë e borxhit publik është krijuar në fakt nga investimet publike. Kthimi i tij në i formën e ritmeve më të larta të rritjes së PPB do të duhej të mbulonte pagesën e përqindjes së borxhit publik. Ndërkohë, nëse ritmet e rritjes së borxhit publik lënë pas ato të rritjes së PPB , tregjet financiare mund të vendosin që është shumë e rrezikshme të financojnë këtë borxh nëse ai dështon të prodhojë rritje ekonomike.”

/Erilda Sulika/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar