Nisin negociatat midis SHBA-së dhe BE-së mbi tregtinë

0

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian nisin sot negociatat ndërtimin e zonës më të madhe në botë për tregtinë e lirë.

Bisedimet në Uashington mbi këtë çështje, kanë filluar  në të njëjtën kohë kur midis aleatëve  janë shfaqur disa  mosmarrveshjeve, në lidhje me akuzat për spiunazh.

Ish-kontraktori i inteligjencës amerikane, Edward Snowden, zbuloi kohë më parë se Shtetet e Bashkuara kanë përgjuar zyra diplomatike të BE-së dhe rrjete kompjuterike.

BE-ja ka deklaruar se është e interesuar që ta shqyrtojë këtë çështje në Uashington paralel me bisedimet tregtare.

Negociatat kanë për qëllim të heqin pengesat për tregtinë dhe investimet midis dy fuqive, si dhe të sjellin marrëveshje deri në fund të vitit 2014.

Tregtia e mallrave midis Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian në vitin 2012 ka arritur vlerën e 500 miliardë eurove.

/Sonila Qazimi/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here