Nisin bisedimet SHBA-Kinë, zyrtarët amerikanë optimistë

Nisin bisedimet SHBA-Kinë, zyrtarët amerikanë optimistë

Shtetet e Bashkuara dhe Kina fillojnë sot raundin e pestë mbi dialogun strategjik dhe ekonomik. Shumë zyrtarë të lartë amerikanë janë shprehur optimistë dhe mendojnë se të dyja palët do të bien dakord të bashkëpunojnë në një sërë çështjesh strategjike. Nga ana tjetër gjatë diskutimit për çështjen ekonomike mund të dalin shumë mosmarrëveshje pasi konkurenca

Shtetet e Bashkuara dhe Kina fillojnë sot raundin e pestë mbi dialogun strategjik dhe ekonomik.

Shumë zyrtarë të lartë amerikanë janë shprehur optimistë dhe mendojnë se të dyja palët do të bien dakord të bashkëpunojnë në një sërë çështjesh strategjike.

Nga ana tjetër gjatë diskutimit për çështjen ekonomike mund të dalin shumë mosmarrëveshje pasi konkurenca e ashpër mes dy vendeve ka dalë në pah nga debatet lidhur me sigurinë kibernetike.

edhe pse raundi i sotëm i bisedimeve po zhvillohet nga ana tjetër tregu i punës në Shtetet e Bashkuara po jep shenja përmirësimi të vazhdueshëm, ndërsa ekonomia e Kinës duket se po përkeqësohet.

George Haley, autor i dy librave mbi Kinën, thotë se industritë kineze kanë kapacitete shumë të mëdha.

“Të marrim për shembull industrinë e paneleve diellorë. Kapaciteti i prodhimit të Kinës është aktualisht 200 për qind se sa kërkesa botërore. Çdo industri e tyre ka një kapacitet prej 20 ose 30 për qind më të madh pasi ato mbështeten nga qeveria si çeliku, pjesët e makinave, letra apo kimikatet”.

“Objektivi i Kinës është vazhdimi i aksesit në tregjet botërore sepse pa këto tregje kompanive kineze do t’u duhet të përqëndrohen në tregjet e brendshme të Kinës. Ky kthim i kompanive kineze, të orientuara nga eksportet, do të jetë shumë i vështirë në mos gati i pamundur” shtoi ai.

Zoti Wei dhe të tjerë besojnë se shkaku kryesor i problemeve të tanishme ekonomike të Kinës i kanë rrënjët në të ashtuquajturin “model kinez i zhvillimit”.

Ndërkohë, që akuzat për pjesëmarrjen e shtetit kinez në spiunazhin ekonomik nëpërmjet ndërhyrjeve kibernetike kanë qënë në qendër të ankesave të Uashingtonit ndaj Pekinit që prej fillimit të këtij viti.

/Sonila Qazimi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar